Connect with us

Bota

Pastrim parash dhe…/ McGonigal përballet me akuzën e re

Everett Stern, ish-kandidati për Senatin Amerikan, autor dhe Drejtor i Inteligjencës i Tactical Rabbit ka  njoftuar akuza të reja për ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili akuzohet për pastrimparash dhe komplot për të kryer pastrim parash për Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar nga SHBA, ndërsa në një aktakuzë të ndarë,ai akuzohet për marrje parash nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare, i identifikuar si Agron Neza.

Mediat shkruajnë se Stern u prezantua me McGonigal në vitin 2018 gjatë një hetimi të dytë në bankën HSBC për shkelje të sanksioneve dhe pastrim parash. Stern u ngarkua të kërkonte informacion shtesë të inteligjencës dhe McGonigal ishte pika e tij e kontaktit. “Kam arsye të mira për të besuar se ky hetim i dytë i bankës HSBC u shtyp nga McGonigal,” tha Stern, “dhe besoj se kjo filloi shumë më herët në 2015,” shtoi ai.

Në vitin 2015, Stern iu afrua shefit të FBI, për të gjetur një diamant të vjedhur të Oleg Deripaskës nga një koleg i ngushtë i McGonigal dhe ish agjent i FBI-së, i cili gjithashtu është arrestuar dhe akuzuar për komplot dhe akuza të tjera.

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut,” tha Stern.

Çfarë ndodhi me dosjen McGonigal dhe lidhja me Shqipërinë

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

Advertisement