Connect with us

Rajon

Gati për luftë/ Ministri serb i mbrojtjes reagon ndaj deklaratës

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se deklarata e deputetit të PDK, Hisen Berisha se “Kosova është e gatshme për luftë nëse cenohet integriteti dhe sovraniteti i saj” është vetëm një provokim i rrezikshëm që Prishtina po përpiqet të përfshijë Serbinë në konflikte, si dhe të frikësojë të gjithë serbët në territorin e Kosovës, për të krijuar një territor etnikisht të pastër

Për çudi kësaj here, ai perdori një gjuhë më ‘diplomatike’, duke tentuar t’i paraqes politikat e shtetit serb si të ‘paqes’, kur dihet sa kërcënuese dhe provokuese janë.

Vuçevië u shpreh gjithashtu se ata që i bëjnë këto deklarata dhe kërcënime të rrezikshme, duhet të vetëdijshëm se kufijtë e Serbisë dihen dhe se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë në Sharë dhe Prokletije.

“Ne kurrë nuk do të lejojmë që populli serb në Kosovë të mbetet i pambrojtur dhe për këtë duhet ta dinë se Serbia nuk është një thes me gurë por  në çdo kuptim, është shumë më e fortë” – Deklaroi Ministri serb i mbrojtjes

Advertisement