Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i Belerit/ Rama: Nëse s’ka prova është skandal i madh

Gazetari Berat Buzhala, nga gazeta Nacionale e ka realizuar sot një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me të cilin ka biseduar për një mori temash, duke filluar nga zgjedhjet në Shqipëri, ato në Turqi, e deri te Tribunali i Hagës dhe raporti i tij me Hashim Thaçin. Zoti Rama ka folur edhe për arrestimin e kandidatit të opozitës për Himaren, Fredi Belerit, i cili është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për blerje të votave. Arrestimi i Fredi Belerit është i komplikuar në dy rrafshe, edhe atë të politikës së mbrëmshme, meqë ai është një kandidat opozitar, por edhe në rrafshin etnik, meqë z. Beleri është minoritar grek, që gjë ka shkaktuar reagime të mëdha të shtetit grek. Rama tha se shpresonte që organet e rendit dhe të hetuesisë do të arrijnë ta mbështesin aksionin e tyre edhe me prova dhe fakte të qëndrueshme dhe bindëse.

Për hirë të vërtetës unë u befasova sic u befasuat edhe ju. Ky është një zhvillim që lidhet ne hetime terësisht të pavarura, të cilin nuk kemi pasë mundësi të marrim akoma informacione, sepse prokurori do t’i drejtohet gjykatës për masën e sigurisë. Por nga ana tjetër, me sa kemi mundur të mësojmë nga policia e shtetit, bëhet fjalë për një hetim që ka filluar prej disa kohësh dhe kohë përpara se të fillonte polemika ime më këtë personazh, që u nxit nga një intervistë e tij e dhënë për mediat greke për helenizimin e Himarës. 

Bëhet fjalë për një hetim që ka prova dhe do jetë vërtetë një skandal nëse nuk ka prova të mjaftueshme për këtë veprim, sepse bëhet fjalë për një kandidat që është në garë. Nëse nuk ka prova që ky njeri është i përfshirë drejtpërdrejt në veprimtari kriminale, atëherë do të ishte skandaloze.”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri shqiptar ka bërë me dije se arrestimi i një kandidati të opozitës në kohë fushate është problematik.

Sipas tij, organet e dritësisë duhet të provojnë fajësinë e këtij kandidati.

Kjo temë është shumë delikate, fakti që ky është një kandidat që ky përfaqëson sipas tij disa ndjenja dhe elementë të vecantë që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri. Kjo është problem, është vërtetë problem. Kjo është një veprimtari që duhet të jetë e provuar katërcipërisht se ai është i përfshirë në veprimtari kriminale që ndikon direkt në procesin zgjedhor.”, është shprehur ai.

Advertisement