Aktualitet
I ‘larë’ në gjak/ Policia jep detaje për rrahjen e 54-vjeçarit
NJOFTIMI:
Rreth orës 13:45, në spitalin rajonal të Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dëmtuar fizikisht, shtetasi B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Thirrë, Mirditë, i cili më pas është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për asistencë mjekësore më të specializuar. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 54-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre. Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera deri më tani, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar ditën e sotme për shkak të një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur ndërmjet tyre para disa kohësh, dhe nuk ka lidhje me motive të tjera që janë përmendur në disa portale. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.