REAGIM
Mizat nuk vriten me top/ Ironizon Lorenc Vangjeli
Gazetari Lorenc Vangjeli tha për “Now me Erla Mëhillin” se Fredi Beleri nuk kërcënon pushtetin e kryeministrit Rama në Tiranë.
Sipas tij, do të ishte shumë pak edhe për të kërcënuar interesa okulte ekonomike në vijën bregdetare të Himarës.
“Po në këtë drejtim, besoj se asnjë nga gjithë ata njerëz të cilët i mendojmë, i gjykojmë apo i quajmë oligarkë nuk kanë mundësi, së paku deri tani, të marrin në telefon Edi Ramën, ta urdhërojnë dhe ta bëjnë pjesë të një skenari të tillë që zbatohet së paku prej një jave në rolin e Edi Ramës.
Ka një gjë, mizat nuk vriten mer top. Ky burri që shumëkush në mënyrë krejt të gabuar, besoj unë, e sheh si Herkulin e Tiranës nuk ka asnjë shans dhe s’kishte asnjë arsye të ndeshej tek e tek me liliputin e Himarës,” – u shpreh Vangjeli.