Connect with us

Politike

‘Rilindja mavi e rruspi…’/ Flutura Açka tregon bisedën me patronazhisten

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Flutuara Açka ka ndarë me ndjekësit një ngjarje që i ka ndodhur ditën e sotme.

Açka tregon se edhe pse sot është heshtje zgjedhore, në derën e banesës i ka trokitur një zonjë e cila i kishte bërë edhe disa pyetje. Açka e konsideron një patronazhiste gruan në fjalë, i ishte ankuar se disa nga banorë i kishin thënë ‘komuniste’.

345668158 1917598411946744 6008195032533339609 N

REAGIMI:

“Rilindja” Mavi e Rruspi të përndjek edhe sot deri në shtëpi

 

 

Tek bëhesha gati disa minuta më parë të dilja nga shtëpia për t’u nisur për Elbasan, ra zilja e derës. Një grua, e cila më njohu sapo më pak, u step pak kur më pa përtej pragut.

“Këtu jetokeni ju?”

“Po, ka ndonjë problem?”

Kishte ardhur për një anketë publike, por nuk e bëri anketën. Vetëm shkarraviti mbi ca letra që mbante në dorë. U ankua se disa banorë e kishin pritur keq, i kishin thënë: “Ik moj komuniste!”

Folëm edhe për politikën dhe nuk ishte e nevojshme t’i tregoja se për kë kandidat për kryetar bashkie dhe kë parti do të votoja. Shpërvoli buzët dhe tha një shprehje disi raciste, që vërtet më kujtoi veten time nën diktaturë, kür edhe pse isha lindur e rritur vetë  dhe ime më në Elbasan, thirresha jabanxheshë. Ajo kohë që ma kujtoi gruaja e beftë te porta, ashtu ishte.

“Po pse të shtunën po e bën këtë punë?”

“Se nuk e mbarova dot gjatë javës.”

Shtypi ashensorin dhe zbriti duke këmbëngulur që të mos e respektoja aq shumë duke pritur që ajo të ikte. Në fakt nuk po respektoja atë, por vajzën e saj të vogël e të brishtë që e tërhiqte me vete gjatë patronazhimin të orëve të fundit që po bënte.

Do të thoni: Ku je kaq e sigurt që po patronazhonte?

Jam e sigurt, sepse nuk u ngjit më lart në dyert e tjera, edhe pse kishte edhe pesë kate për anketën e saj. Fundja po bënte punën e shtetit.

Takimi me një ”armike” si unë mund t’i prishte punë asaj, anketës së saj dhe mavisë së saj të zbardhur nga djallëzia ndaj shqiptarëve edhe në një ditë heshtjeje elektorale.

345668158 1917598411946744 6008195032533339609 N

Advertisement