Aktualitet
QARKU DIBËR/ Kandidatët socialistë prijnë në vota në të katërta bashkitë e qarkut
Në Bashkinë Dibër kandidojnë 3 emra për të drejtuar fronin lokal. Deri tani janë numëruar 20 nga 99 kuti dhe kryeson kandidati socialist Rahim Spahiu me 66.73% të votave. Ndërsa kandidati i BF Ismail Uka është rreth 27.86% ndërsa kandidati i PD Naim Gazidede është 5.41%.
Në bashkinë Klos deri më tani janë numëruar 16 nga 27 kuti dhe kandidatja e Partisë Socialiste Valbona Kola kryeson me 55.55% të votave, ndërsa rivali i sa Bedri Hoxha nuk i kalon 44.5%.
Në Bashkinë Mat Agron Malaj i PS shkon drejt fitores me 22 kuti të numëruara nga 49 gjithsej, me mbi 68% tw votave ndërkohë që rivali i tij Skënder Gjuci i BF shkon 31.6% të votave.
Bashkia Bulqizë ka 49 qendra votimi dhe deri tani janë numëruar 21. Edhe këtu kryeson kandidatja e BF Festime Mjeshtri me 58% të votave, ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha Meta, Defrim Fiku shkon 42%.