Connect with us

Aktualitet

Dështimi në zgjedhje/ Ylli Manjani: Nuk duhen kërkuar fajtorët

Ylli Manjani ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve më 14 maj, ku opozita ka pësuar humbje të thellë. Me anë të një reagimi në ”Facebook”, Manjani shkruan se duhen marrë përgjegjësi, teksa shton se opozita zyrtare me apo pa vulë, me emër të ri apo të vjetër, ka humbur lidhjen me popullin e vet.

Shkrimi i Manjanit: 

Kur them se në Shqipëri ka pllakosur komunizmi, nuk përjashtoj aspak opozitën politike nga përgjegjësia.  E përsësis përgjegjësia dhe jo faji. Prit një minutë, se dua të hap një kllapë të madhe këtu. (Përshkak të qasjes kritike që kam kur mendoj, jam opozitar me qeverinë.Natyrshëm, kam mbështetur dhe mbështes çdo opozitë politike në vend, sepse opozita si individ nuk mjafton.

Kam mbështetur Lulin, megjithëse ai u kujdes më shumë të fshihte se banon në një vilë “oligarkësh” sesa të na bindte që do qeveriste vendin.

Kam mbështetur Ilirin, megjithse ishte presidenti më keqkuotuar në publik. Por hajt më, ngriti disa kauza publike, të cilat fjala vjen Bajram Begaj as që guxon ti mendojë.

Mbështeta edhe Monikën, pavarësisht lojrave pas krahëve apo goditjeve poshtë brezit që u bëri kontribuesve.

Të gjitha këto i kam bërë sepse jam opozitar, jo se opozita ishte më e mira).

Mirëpo e vërteta duhet parë në sy sado e hidhur të jetë. Dhe e vërteta  është se opozita zyrtare, me apo pa vulë, me emër të ri apo të vjetër, ka humbur lidhjen me popullin e vet.

Zaten një opozitë që nuk e di se ku ka votuesit e saj, ska se si të dijë hallet e popullit në tërësi.

Fakt është se që prej 2017-ës populli ka reaguar duke rrëshqitur gjithnjë e më thellë në monizëm dhe nënshtrim ndaj narkoshtetit.

Shihni me vemendje se çfarë del nga komunikimi publik i opozitës me publikun ndër vite:

1. Kush bën bisnes të suksesshëm quhet oligark.

2. Profesionistët dhe shtresa e mesme është e korruptuar.

3. Pronarët janë kulakë.

4. Të përndjekurit bashkëpuntorë të sigurimit.

5. Zyrtarët publike të kriminalizuar.

Me mufka të rënda si këto opozita madje ka sugjeruar hapur që të gjithë të prezumohen mafiozë, deri sa të kalojnë një veting diku.

Tmerr! Komunizëm bolshevik fare.

Tani, a mund të na thotë dikush se me cilin grupim social e ka mirë opozita e këtyre viteve?

Pse një i ri që i dëgjon këto gjëra duhet të ndjekë opozitën?!

Pse një sipërmarrës apo profesionist i lirë duhet të ndjekë e votojë opozitën?!

Po një i varfër pse duhet ta bëjë?!

Pse një punëtor apo zanatçi duhet të votojë opozitën, e cila i kërcënon pronarin me burg?!

Pse një pronar duhet të jetë me opozitën, kur përgojohet përse ka prona?

Përse një qytetar i thjeshtë që banon në vilë apo pallat modern duhet të ndjekë opozitën, i cila vilen e konsideron krim dhe kullën produkt droge?!

Ej, po u bë vite kështu.

Dhe ja ku vijmë tek rezultati:

monizëm absolut.

Unë prap po them se nuk na ndihmon gjetja e fajtorit, por njohja e gjendjes, njohja e Shqipërisë dhe komunikimi i duhur me shqiptarët.

E përsëris, jam për marrje përgjegjësish dhe jo gjetje fajtorësh.  Nëse duam faj e fajtorë nuk dalim dot nga monizmi ku jemi zhytur.

Të marrësh përgjegjësi do të thotë bëje dhe ti opozitën tënde. Bëje më të mirë se kjo që është.

Llogjika që “fajin e ka kjo që është” nuk na çon më askund.

As llogjika ik ti të vijë një tjetër nuk shkon.

Punët e demokracisë bëhen me pjesmarrje dhe jo si spektator.

Sa më takon bëj opozitën time, si gjithmonë. Nuk synoj më të ndryshoj opozitën e askujt.

Kështu e shoh këtë punë.

 

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING