Kosova
Sondazhi i IRI: Serbia, kërcënimi më i madh për Kosovën
Një sondazh mbarëkombëtar në Kosovë zhvilluar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) tregon se Serbia shihet si kërcënimi më i madh për Kosovën dhe është përgjegjëse për tensionet e fundit, ndersa normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin sipas 44% të anketuarve pritet të ndodhë brenda nje afati kohor prej 5 vitesh
Të pyetur se a është Kosova më afër apo më larg normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë sesa ka qenë dy vjet më parë, 33% e qytetarëve kanë deklaruar se është më afër, 30% kanë thënë se nuk ka pasur asnjë ndryshim, 25% kanë thënë se më larg, derisa 8% kanë refuzuar të përgjigjen.
Lidhur me tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më shumë gjysma e qytetarëve të anketuar janë shprehur se Serbia është përgjegjëse. Sipas rezultateve të publikuara, 83% e qytetarëve kanë deklaruar se shteti serb është përgjegjës për rritjen e tensioneve, 5% janë shprehur se Kosova, të dyja (10%), kurse 1% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.
Te pyetur se çfarë lëshimesh duhet të jetë e gatshme që të bëjë Kosova që Serbia ta njohë, rreth 79% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se Kosova nuk duhet të bëjë asnjë lëshim.
Të anketuarit janë pyetur edhe për çështjen e targave se a duhet që Qeveria e Kosovës të vazhdojë të shtyjë politikën që të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe serbët e Kosovës, të përdorin targa të Kosovës, mbi 65% e qyetarëve janë shprehur PRO