Connect with us

Rajon

Bosi i drogës në Serbi: Vuçiçit dhe partisë SNS i siguroj 30 mijë vota

Narkodilleri dhe personi që ka kaluar gjysmën e jetës së tij në burgje, Kristijan Golluboviç ka thënë se nga “fansat e tij” i japin 30 mijë vota Aleksander Vucicit, përkatësisht për Partinë Progresiste Serbe (SNS), që drejtohet nga presidenti serb.

Sipas mediave serbe, duket se regjimi i Vuçiqit tani është në telashe pasi ky kriminel dhe shperndares droge i dënuar disa here, po deklaron haptasi ne TV se presidenti serb mbeshtetet te ai dhe perkrahesit e tij.

Media te ndryshme shprehen se ky kriminel në një vend normal nuk do të kishte as një sekondë hapësirë në media, mirëpo në Serbi ky është një “ushtar” i partisë që pen agjitacion për pushtin dhe se është “model për të rinjtë”.

“Siç duket ky dhe te tjere si ky janë shtylla e mbijetesës së qeverisë dhe presidentit Vucic” – shkruajne mediat ne Serbi

Advertisement