Kronike
Vidhnin vazhdimisht dhe posedonin kanabis, arrestohen 2 persona
Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët vidhnin në mënyrë të përsëritur dhe posedonin doza të lëndës narkotike kanabis.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Njoftimi i policisë:
Strukturat operacionale të DVP Berat, si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë arrestuar shtetasit A. B., 40 vjeç dhe A. Gj., 32 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), të dy banues në Berat.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa herë, gjatë këtij muaji, sende personale në një automjet, si dhe pajisje në 2 banesa të ndryshme.
Gjatë arrestimit, të dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan doza të dyshuara të lëndës narkotike kanabis.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurori