Kronike
Autori i masakrës së Lushnjë, Haxhiu hiqej si gjeorgjian
Detaje të reja janë mësuar lidhur me prangosjen e Laert Haxhiut, të shumëkërkuarit të Policisë shqiptare në Greqi. Haxhiu, përdorte dokumenta false, me emrin Mikis Askalidis, e po ashtu kishte shënuar se ishte lindur në Gjeorgji. Letrat e qëndrimit në shtetin grek ishin false por përdoreshin prej kohësh nga 31-vjeçari i dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes.