Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Provokime serbe, kërcënime ruse/ Paqja e munguar në Kosovë dhe Ballkan

Të hënën është mbajtur takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim është folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Çka u tha? Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së janë mbledhur ku kanë diskutuar për temat aktuale politike në Evropë dhe në botë. Në këtë takim, ku fokusi i diskutimeve ishte ndikimi rus, i cili po përpiqet të ndikojë dhe pengojë vendet e Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre evropiane. Nuk munguan as diskutimet për dialogun Kosovë-Serbi. Siç bëhet e ditur në njoftimin e BE-së, kryediplomati i BE-së, Josep Borell, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i japin fund tensioneve dhe provokimeve. Më tej, ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet që ta zbatojnë plotësisht dhe shpejt marrëveshjen për normalizimin e marrdhënieve mes dy vendeve. “Përfaqësuesi i Lartë përmendi edhe dialogun Beograd-Prishtinë dhe konfirmoi se BE-ja pret që të dyja palët t’i japin fund tensioneve dhe provokimeve të ndërsjella dhe të zbatojnë plotësisht dhe shpejt Marrëveshjen në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre.” – thuhet në njoftimin e BE-së. ‘Qortimi’ ndaj Serbisë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell, ka mirëpritur rreshtimin e vendeve të Ballkanin Perëndimor në politikën për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Mirëpo, në këtë rajon, Serbia është shteti i vetëm që nuk ka vendosur sanksione. E për këtë, Borell i ka thënë Serbisë se mbatja e lidhjeve të ngushta me Rusinë “nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit të saj në BE. Është gjithashtu e dëmshme për interesin e vet kombëtar”. “Ne mirëpritëm zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa prej tyre [vendeve të Ballkanit Perëndimor] që u rreshtuan plotësisht me politikën dhe sanksionet tona të jashtme. Dhe ne u treguam gjithashtu atyre që ende nuk janë rreshtuar plotësisht, ose nuk janë rreshtuar fare, veçanërisht Serbisë, se mbajtja e lidhje

Advertisement