Connect with us

Politike

Rama në Kuvend: Shqipëria në nivelin e rajonit për pagat, të tjerat janë dokrra hini

Në seancën e sotme plenare, në fokus është diskutimi dhe votimi i projektligjit që parashikon rritje të pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike. Deputetët do të flasin edhe për rritjen e rrogës minimale. Kreu i qeverisë thotë se me rritjen e pagave i hapin rrugën një procesi që e con në 900 euro pagën mesatare. Sipas tij, do të ngjiten në nivelin e lartë të rajonit për rritjen e pagave. “Të tjerat janë dokrra hini thoshte At Gjergj Fishta”, thotë Rama për t’iu përgjigjur opozitës.

Ministrja Delina Ibrahimaj ka bërë prezantim të reformës që thotë se i vë kapakun rritjes së pagave që do të ndikojë edhe në sektorin privat. Sipas saj, Shqipëria e përballon këtë reformë në këtë moment dhe sqaron se efekti financiar do të jetë 39 miliardë lekë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se kjo reformë është e vonuar dhe shprehet se administrata e meriton këtë rritje të pagave. Edhe deputeti Dashnor Sula thotë se rritja e pagave për punonjësit e administratës është e vonuar dhe duhet të votohet një orë e më parë.

Të martën, në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Në përditësim…

Rama sfidon opozitën: Hipokrizi e madhe që doni të çoni rrogën tuaj në jetimore! Vendosni pagë minimale për deputetët e ministrat

1685007311_rama.jpg

Kreu i qeverisë e ka cilësuar hipokrizi premtimin e deputetit të opozitës Dashnor Sula që thotë se shtesën e pagës do e çoje për Shoqatën e jetimëve në Peqin. Në përgjigje të tij, Rama i ka sfiduar duke thënë se mund të vendosin pagë minimale për deputetët e ministrat nëse duan të bëjnë sikur qajnë hallet.

“Është hipokrizi e madhe çfarë dëgjova më parë, hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave përcaktohen me logjikë që është e një ekspertize të caktuar dhe ka një piramidë pagash. Jua kam thënë që kur flas, i mësoj shumë mirë për fushën që nuk di. Nuk mund të ndërtosh piramidë e të vendosësh presidentin nën një mësues pavarësisht se puna e përditshme mund të jetë më me stres. Nuk mund të kemi prokuror që paguhen më shumë se presidenti. S’mund të kemi gjykatës që paguhet më shumë se Ministri i Drejtësisë.

Doni të bëni këtë qarjen e halleve? S’keni pse t’ja çoni jetimoreve. Hajde vendosni pagë minimale për deputetët. Të paguhen deputetët e ministrat me pagë minimale. Mendoj që nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Nuk e dini ende se shqiptarët kush i merr për budallenj e kollaj, mund të gënjehet për një farë kohe”, tha Rama.

Rama: Ikja e të rinjve s’është luftë e brendshme, por impakt i globalizmit! Vendet e perëndimit ose duhet të marrin fuqi punëtore nga të gjitha anët, ose rrezikojnë falimentimin

1685006794_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal edhe tek fenomeni i emigrimit të rinjve. Kreu i qeverisë tha se të gjitha vendet e perëndimit po vuajnë nevojnë për fuqi punëtore. Sipas Ramës vendet e përëndimit janë në fazën që ose duhet të rrëmbejnë fuqi punëtore nga të gjitha anët, ose duhet të shpallin falimentimin. Për kreun e qeverisë largimi i të rinjve nuk ëhstë një luftë e brendshme politike, por është imakt i globalizmit.

‘Më shumë se fitorja jonë ajo është disafat e politikës e të gjithë juve që vini këtu. Po e morët vesh merreni po se morët vesh herën tjetër do të jetë edhe më ke, për ju, jo për Shqipërinë jo për shqiptarë. Ne jemi në kushtet sot se Europa ka filluar një luftë e cila do të bëhet çdo ditë me e pamëshirshme që të kujton atë shprehjen peshku i madh do të haj të voglin me çdo çmim dhe robi do të jetë ujk për robin.

Rënia e lindjeve ka ardhur sot në pikën ku po reflektohet në tregun e punës ku vendet më të zhvilluara janë në situatën ku ose duhet të rrëmbejnë nga të katërt anët krahë punë, ose duhet të pranojnë perëndimin e suksesit dhe fillimin e falimentimit të tyre që nga Gjermania lokomotiva e Evropës e cila deri në 2030 ka nevojë për 7 mln punëtorë jashtë sistemit të demografisë gjermane.

Ligji që ka kaluar Gjermania para pak javësh duhet të ngulitet në kokën e atyre që merren me ligjvënien në Shqipëri. Kurrë më parë një shtet nuk ka bërë një ligj për punonjës të pakualifikuar. Sot është hapur totalish dhe kjo do të jetë tendenca e përditshme në Europën ku jetojmë. Përpjekja jonë është një përpjekje titanike për ta përballuar këtë situatë. Kënga po ikin po ikin është një këngë e turpit më të madh të kujtdo që e këndon nga politik bërësit. Kjo nuk është një arsye fare për luftëra të brendshme. Është impakti dramatik i produkteve të globalizmit. Qasja duhet të jetë krejt tjetër!’- tha Rama.

Rama: Po ndërtojmë Shqipëri tjetër, shfaqet në mediat prestigjioze si destinacion për t’u vizituar! Në Rinas po vijnë konsumatorë, jo njerëz me bukë me vete

1685006570_rama.jpg

Kreu i qeverisë thotë se me rritjen e pagave, Shqipëria bën kapërcimin e madh ndërsa përmend faktin që përmendet në mediat ndërkombëtare si destinacion që duhet të vizitohet. Sipas tij, në vendn tonë vijnë konsumatorë që i shërbejnë turizmit dhe ndikojnë në ekonominë e vendit.

“Është e kotë fare që sot bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit kuptimplotë që kjo shumicë qeverisë po bën rritjen më të lartë historike të pagave dhe kapërcimin e madh të shumëpritur e për të cilin jemi përpjekur dhe kemi duruar jashtëzakonisht shumë përballë befasive e fatkeqësive që s’i kemi sjellë ne. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër. Këtë Shqipëri tjetër kemi çdo javë muaj e vit që e ndërtojmë. Një Shqipëri tjetër, e cila sot pa asnjë shtysë, pa asnjë qindarkë të paguar është rregullisht, çdo javë në faqet e mediave më ndërkombëtare si destinacioni për t’u vizituar.

Shihni çfarë ndodh në aeroportin e Rinasit për të kuptuar çfarë Shqipërie është kjo sot në krahasim me ata dje. Të gjithë ata që vijnë sot janë konsumatorë, s’vijnë me bukë me vete. Në këtë Shqipëri është koha që pagat të zënë vendin që njerëzit meritojnë në këtë fazë. Nuk jemi të kënaqur, nuk ndalon këtu. Deëgjoj që pagat në sektorin privat nuk i rrit shteti. Kjo është e vërtetë por ama janë 2 gjëra që kemi bërë dhe 1 gjë që po ndodh. Me pagat minimale është faktor i pamohueshëm dhe ajo që bëjmë me sektorin publik është tjetër faktor i pamohueshëm dhe të dyja bëjnë që pagat në sektorin privat të jenë në rritje të përditshme.

Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare se ajo e 14 majit.”, tha Rama.

Kuvend/ Rama-opozitës: Është e kotë të debatojmë e lagu se lagu, qeveria po bën rritjen më të lartë historike të pagave! Mos na hajdeni këtu me shifra nga xhepi

1685006570_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalëne  tij në Kuvend për të diskutuar për rritjen e pagave. Rama u ka kthyer përgjigje opozitës ku u shpreh se qeveria përballë tërmetit, pandemisë dhe luftës ka dhënë një ndihmë të madhe për qytetarët, por kanë qenë edhe faktorë që e ka stepur Partinë Socialiste ta bëjë më shpejt këtë lëvizje. Rama u shpreh se është e kotë që kjo të debatohet.

“E keni marrë këtë vend kur tabela e klasifikimit ishte si vijon. 220 euro paga mesatare. Ndërkohë që Kosova e kishte 440 euro dhe rajoni më lart. Kemi qenë të fundit, me diferencë.

Me votimin e sotëm ne i hapim rrugën pagës mesatare 900 euro. Mjafton të shikohet sesa të ardhura kemi spostuar ne për të sistemuar në shtëpi dhjetëra mijëra familje për të kuptuar se pse kjo nuk u bë kur kishte mundësi të bëhej. Patsja erdhi pandemia, pastaj lufta. Sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike dhe për biznesin e vogël, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet s’është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht çmimin që paguanin përpara krizës. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin për të vazhduar të paguajë. Ne në verë do duhet të hapim diskutimin e fashës pasi konsumi do rritet. Nëse këtu do kishim të bënim me një ekonomi lënguese, nëse do të kishim të bënim me një pasqyrë si ajo që na vihet përpara saherë ka parlament me shifra një këtu e një atje si ajo përralla e asaj species që donte të zbukurohej dhe mori nga të gjitha kafshët ndonjë gjë dhe pastaj doli një monstër.  Ekonomia është thënë këtu dhe ndryshe nga ata që thoshin ndryshe, Papunësia është në nivelet e para pandemisë. Konsumi është rritur. Eksportet janë rritur dhe të gjitha këtu s’janë opinione, s’janë as shifra të nxjerra nga mënga sipas qejfit. Është e kotë fare që sot të bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit që kjo shumicë qeverisëse po bën rritjen më të lartë historike të pagave”- tha Rama

 

Politike

Shpërthen Qori: Protestën tonë nuk e dha asnjë TV, omerta mafioze, Bashkia, çetë hajdutësh

Lëvizja Bashkë ka organizuar pasditen e sotme një protestë kundër korrupsionit përballë Bashkisë së Tiranës, për aferat që kanë përfshirë këtë institucion. Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se protesta nuk ka marrë vëmendje në media dhe kanë qenë prezente vetëm dy televizione, për shkak se mediat janë të kapura nga pushteti.

“Lajmin nuk e ka dhënë asnjë nga mediat. Ka patur vetëm dy televizone, mes tyre MCN e cila me gjasë do të bëjë kronikën. Tregon se jemi në një omerta mafioze, të heshtjes së opinionit publik. Erion Veliajn është njeriu që ka në dorë tendera dhe para publike për mafiozë dhe oligarkë, ka shumë ndikim në televizione. Në protestat tona ka shumë policë dhe pak gazetarë. Ne do të bëjmë detyrën tonë, do të ngrejmë zërin, do të tregojmë me gisht të gjithë problemet që ka Bashkia e Tiranës. Është një çëte hajdutësh. Ishim me banorët e Kombinatit, do të ndërtohet pallat shtatë katësh për lulishten e fundit që ka aty. U mblodhën dhe protestuan banorët, asnjë televizion nuk ishte i pranishëm, ndonëse ishin lajmëruar të gjithë. Kjo tregon se i frikësohen opinionit publik, duan të na mbysin me heshtje por zëri i së vërtetës do të mbizotërojë“, tha Qori.

Continue Reading

Politike

Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant në familje”, ose gojës së madhe të B-së së vogël i duhet vënë proteza

Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Continue Reading

Politike

Edi Rama zbulon për herë të parë mesazhin që i dha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë në emisionin Opinion në Tv Klan mesazhin që i dha kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit doli nga SPAK më 30 Prill 2024.

Kreu i qeverisë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse bisedoi me Veliaj për akuzat që ky i fundit bëri në adresë të disa gazetarëve pas përfundimit të dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme.

Kryeministri bëri të ditur se Erion Veliajt i tha që kishte bërë gabim me deklaratën sulmuese ndaj gazetarëve.

Rama theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij që nuk mbron politikisht asnjë zyrtar të përfshirë në akte korruptive.

Blendi Fevziu: Ai ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn? Shumë media e kanë lexuar të tillë.

Kryeministri Edi Rama: Po çfarë janë këto mo. Po pse mo çfarë janë mediat?

Blendi Fevziu: Mediat këtë punë kanë të analizojnë mesazhet e tua.

Kryeministri Edi Rama: Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, i kam një tekst, një telefonatë, një takim. Që unë nuk mbroj…

Blendi Fevziu: Nuk mbron askënd? Ju thatë vetëm Zahon nuk lë të hidhet…

Kryeministri Edi Rama: More zotëri këtë e kam thënë 1000 herë dhe 1000 herë e kam përsëritur.. Unë jam ndryshe Fevzi, ky është thelbi, dhe ju nuk doni ta pranoni ok nuk doni ta pranoni. Jam ndryshe.

Kryeministri Edi Rama: Jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj. Nuk them një tjetër dhe mendoj..

Blendi Fevziu: Meqë kishe një mesazh të shkurtër apo vetëm një tekst apo telefon me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Kryeministri Edi Rama: Po i thashë.

Blendi Fevziu: Çfarë i thatë?

Kryeministri Edi Rama: Gabim shumë i madh.

Blendi Fevziu: Pse?

Kryeministri Edi Rama: Sepse unë personalisht kam pasur shumë herë reagime ndaj mediave, por nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse sulmet ad ominan nuk janë sulme të denja për këdoqoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Continue Reading

Politike

Kalaja sulmon Gaz Bardhin: S’mund të jesh edhe me Berishën edhe me Dumanin

Në Foltore duket se janë të zhgënjyer me Gaz Bardhin.

Kjo, sidomos për qendrimet e tij ndaj SPAK.

Ndaj këtë të enjte, zyrtarja e partisë së Berishës, Adriana Kalaja, ka sulmuar ashpër Gaz Bardhin, ndërsa ka folur poshtë dritares së Berishës.

Ajo ka thënë se Bardhi nuk mund të jetë edhe me Berishën, edhe me Altin Dumanin.

Pra shkurt, duhet të fillojë të sulmojë SPAK, nëse do të jetë në partinë e Berishës.

Continue Reading

Politike

Balluku prezanton dy projektligjet për energjinë dhe bashkëpunimin me Azerbajxhanin

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Kuvendit prezantoi dy projektligjet të diskutuara në komisione parlamentare.

Balluku prezantoi marrëveshjen për zgjerimin e bashkëpunimit me Azerbajxhanin në disa sektorë të ndryshëm.

“Zhvillimet e fundit politike treguan se roli i Azerbajxhanit është shumë e rëndësishme pasi siguria energjitike I duhet jo vetëm Ballkanit Perëndimor por gjithë Evropës.

Zbatimi i suksesshëm I TAP hapi mundësi të tjera bashkëpunimi duke përfshirë mundësi gazifikimit të qyteteve tonë duke nisur nga projekte pilot si ai i Korçës që kemi zgjedhur për të nisur zbatimin e këtij projekti të madh për të vazhduar më pas në Pogradec dhe qytete të tjera. Dimensioni ekonomik konsiderohet si një ndër fushat më kryesore të bashkëpunimit.

Me vullnetin e të dy qeverive është vendosur të thellohet dhe të kalojë në sektorë të tjerë. Marrëveshja e re parashikon shtrirjen e bashkëpunimit në turizëm, bujqësi, kulturë dhe arsim ku së fundmi Azerbajxhani ka shkëlqyer në paketat për të rinjtë që studiojnë në vende të tjera dhe më pas kthehen në Azerbajxhan”- tha Balluku.

Ndërsa për projektligjin tjetër të diskutuar në komisione, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për të pajisur qytetarët me informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë.

“Projektligji I dytë, ka kaluar në komisione me mbështetje të plotë. Bëhet fjalë për etiketimin e produkteve me ndikim në energji. Kriza ndërkombëtare energjitike që pllakosi botën dhe u ndje edhe në Shqipëri gjatë 2021-it, bën të domosdoshëm trajtimin me përparësi të disa çështjeve që nuk kanë të bëjnë vetëm me prodhimin e energjisë por edhe me kursimin. I kemi kushtuar vëmendjes së duhur rritjes së kapaciteteve të prodhimit të energjisë përmes diversifikimit të burimeve. E kemi bazuar prodhimin vendas mbi hidrocentralet. Ky projektligj synon të përmirësojë dhe mbrojë qytetarët në blerjen e produkteve me ndikim në energji. Qëllimi është që të vendosë në dispozicion të konsumtatorëve informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë për qytetarët por edhe për bizneset”- shtoi zv.kryeministrja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING