Connect with us

Politike

‘O hajdut mos u ngopsh’/ Aktivistët i hedhin para Ahmetajt

Në këtë mënyrë u pritën sot deputetët teksa hynin në kuvend ku në rend të ditës ishte rritja e pagave

Prerjet 10 mijë lekëshe iu hodhën nga aktivistët e lëvizjes bashkë në shenjë proteste kundër dyfishimit të rrugës së parlamentarëve që u shkon sipas propozimit në 3 milionë lekë.

Përpara hyrjes së parlamentit mbanin këtë pankartë!

Ata akuzuan deputetët se teksa rrisin pagat e tyre, po varfërojnë qytetarët.

“Në Shqipërinë tonë pensioni minimal është sa askund tjetër nëpër Europë, është vetëm 8000 lekë. imagjinoni të jeni pensionistë dhe të jetoni me 8 mijë lekë. Rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale,” tha Qori.

Arben Ahmetaj ishte një prej deputetëve që aktivistët i prenë rrugën, por nuk refuzoi komunikimin.

Ish-zëvendëskryeministri tha se do ta votojnë rritjen e pagës por duke saktësuar se kë do të mbështeste.

“Sigurisht që do e votoj. Unë po shkoj të votoj rritjen e pagave të administratës publike, të mjekëve, mësuesëve, ashtu siç kemi bërë,” tha ai.

Sipas propozimit të komisionit të ligjeve dhe miratimit në atë të ekonomisë deputetëve iu rritet paga nga 157 mijë lekë, në 310 mijë lekë.

Advertisement