Avokatja e njohur Enida Bozheku dhe ish-deputeti Halit Valteri, janë përplasur në një debat të fortë mes tyre.
Të ftuar në një emision televiziv avokatja Bozheku dhe ish-deputeti Valteri kanë debatuar në lidhje me “merkaton” e politikanëve.
Për avokaten bozheku personat të cilët ndërrojnë partitë dhe ideologjitë janë njerëz pa karakter, ndërkohë që ish-deputeti është përgjigjur me batutë duke thënë se sot njerëzit po ndërrojnë gratë përditë, jo më partitë.
Pjesë nga biseda:
Halit Valteri: Ju nuk mund të jeni as gjykatëse, as prokurori.
Avokatja: Ne flasim për absurdin. Vazhdojmë tek tjetra
Halit Valteri: S’mund të bësh dorën “le të vazhdojmë”, se nuk më ke në punë.
Avokatja: Po unë shyqyr, unë nuk mund të marr njerëz në punë që janë partiak, apo që ndërrojnë parti.
Halit Valteri: Po s’ka lidhje. Më mirë të ndërrosh parti se të ndërrosh ndonjë gjë tjetër.
Avokatja: Kur ndërron parti, s’ke as dinjitet as karakter.
Halit Valteri: Njerëzit po ndërrojnë gratë…
Avokatja: Po ç’lidhje ka te gratë, ajo është çështje personale