Rajon
Huliganët, klanet e drogës dhe presidenti Vuçiç
Për lidhjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe klanit kriminal të Veljko Belivuk, pas mediave më të njohura amerikane dhe britanike, tashmë po merren edhe gazetarët e gjermanes “Tageschau”.
Siç theksohet në tekstin e autorit, i cili trajton lidhjet e nëntokës serbe me zyrtarët më të lartë shtetërorë, gjykimi i këtij klani, i cili ka kryer krimet më monstruoze, po e mban opinionin serb në pezull.
Belivuk, lideri huligan i Partizanit të Beogradit, akuzohet per lidhje të thella me krimin e organizuar.
Gjyqi në Beograd tani po zbulon lidhjet e këtij grupi me politikën dhe presidentin serb Aleksander Vucic
Kujtojmë se në fillim të muajit New York Times publikoi një artikull për presidentin e Serbisë dhe për lidhjet e klanit kriminal të Veljko Belivuk me udhëheqjen shtetërore, që ndodhi njëkohësisht me ardhja në pushtet të parties së Vucic në vitin 2012.