Connect with us

Aktualitet

Plan për të dështuar ekstradimin, Haxhiaj kontakton avokatin e Bledar Jambelli

Vurvaqis Jorgos, avokati grek që shpëtoi nga ekstradimi, Bledar Jambellin vrasësin e ish-kryepolicit të Vlorës, Artan Cuku, është kontraktuar nga i shumëkërkuari i drejtësisë Shqiptare, Laert Haxhiu, i cili prej 23 Majit është arrestuar në Greqi. Haxhiu ka përgatitur dhe dorëzuar tek autoritet Greke një kërkesë për marrjen e statusit të azilantit politik, pasi familja e tij është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga anëtarët e bandës së Aldo Bare, përndjekje kjo që ka sjellë dhe viktima.

Aktualisht Haxhiu, po mbahet i izoluar në burgun e Koridhalosit në Athinë, ndërsa ka zgjedhur si studio avokatie, pikërisht avokatin që mbrojti interesat e Jambellit, i cili fitoi përpalljen gjyqësore me shtetin shqiptar, që kërkonte ekstradimin me çdo kusht të vlonjatit.

Laert Haxhiu, në Shqipëri po përballet me një proces gjyqësor në gjykatën e Posaçme SPAK, si person i dyshuar për vrasjen e Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës, dhe plagosjen e Marius Xhepexhiut, Bujar Turkut. Nëse do shpallet fajtor nga gjykata, Haxhiu rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Ndërkohë një dënim prej 18 vite heqje lirie Laert Haxhiu e ka marë në vitin 2018, për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të Xhulio Shkurtit dhe mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit.

Por për ti shpëtuar përndjekjes së Drejtësisë Shqiptare dhe ekstradimit të tij nga Athina në Tiranë, Laert Haxhiu, ka kontraktuar avokatin grek Vurvaqis Jorgo dhe Detar Hysi. Avokati do synojë ndalimin e ekstradimit në Shqipëri të Laert Haxhiut, i cili mësohet se ka bërë dhe një kërkesë për azil politik në Greqi, pasi siç ka deklaruar dhe në seancën e gjyqësore në Janinë, familja e tij kërcënohet në mënyrë të vazhdueshme nga anëtarë të bandës së Aldo Bares.

Për këtë shkak, Haxhiu ka kërkuar të pajiset në Greqi me statusin e azilantit politik, duke synuar të ngadalësojë dhe dështojë procesin e ekstradimit të tij në Tiranë. Në kërkesën për marrjen e statusit të azilantit, Haxhiu pretendon se familja e tij, është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga anëtarët e bandës së Aldo Bare, përndjekje kjo që ka sjellë dhe viktima. Për këtë shkak nëna dhe motra e tij, janë larguar nga Shqipëria duke marrë strehim politik në Gjermani.

Si pasojë e konflikteve, Laert Haxhiu ka tentuar të vrasë për qëllime hakmarrje në dy atentate Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares. Referuar historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut, hakmarrje e ka zanafillën herët, pasi banda e Aldo Bares alias Alfred Shkurti, i ka djegur shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, Shkëlqim Haxhiu.

Më pas në janar të vitit 2005 është vrarë djali i xhaxhait të Laertit, Klodian Haxhiu. Kjo hakmarje ka filluar të faktohet në vitin 2010, thotë prokuroria.

Nga ana tjetër Laert Haxhiu, ka qenë i akuzuar së bashku me Orgest Bilbilin, për ngjarjen e datës 8 korrik 2010 ku në Lushnjë është vrarë me armë zjarri Gerti Lala me pseudonimin “Iriqi”, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e organizatës kriminale të drejtuar në Lushnjë nga Aldo Bare. “Iriqi“ ishte personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Klodian Haxhiut.

Për vrasjen e Gerti Lalës (Iriqit), Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili janë arrestuar si të dyshuar dhe akuzuar dhe dërguar për gjykim, por më pas janë liruar duke u shpallur të pafajshëm nga gjykata e Apelit Vlorë.

Ndërkohë në vitin 2016 Laert Haxhiu tentoi të vriste Xhulio Shkurtin, vrasje të cilën nuk arriti ta finalizojë, duke e plagosur atë. Por sërish Haxhiu tentoi në mënyrë të organizuar të finalizojë në vitin 2017, atentatin kundër Xhulio Shkurtit, por nuk mundi ta vrasë pasi ky i fundit pak minuta para atentatit u largua nga lokali dhe shkoi tek berberi. Si pasojë e të shtënave në lokal, mbetën të vdekur dy shokët e Shkurtit, Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, dhe u plagosën Marius Xhepexhiut dhe Bujar Turku./Ora

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING