Connect with us

Kosova

Prishja e raporteve me SHBA-në/ LDK ka tre kërkesa

Kreu i LDK në Kosovë, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që ai drejton do të përdorë të gjitha rrugët institucionale dhe demokratike për të ndalur “politikën e rrezikshme” të kryeministrit Kurtit ndaj aleatëve nderkombetarë dhe ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani të mos hesht.

Sic edhe ai deklaroi, LDK-ja ka tre kerkesa. E para është raportimi i Albin Kurtit në Kuvend për zhvillimet në veri dhe për prishjen e raporteve me SHBA-në. Kërkesa e dytë është që Qeveria të vendosë bashkërendim me aleatët e saj perëndimorë, për të shtensionuar situatën në veri, e cila eskaloi të premten kur kryetarët e rinj shqiptarë u futën në objektet e komunave veriore përmes njësive special, kurse kërkesa e tretë e LDK-së, ka të bëjë me Presidenten Vjosa Osmani, e cila nuk është deklaruar për qëndrimet e fundit të shprehura nga zyrtarë amerikanë për ndëshkimin e Kosovës.

Advertisement