Connect with us

Pinknews

Mori vëmendjen që deshi, Kristi tregon se ka një të dashur të re

Krist Aliaj Dragot  foli për jetën romantike dhe pas gjithë dramën me ish-partneren, Zaza-n dhe marrëdhënien e afërt me Keisi Medinin, tregoi se ka një të dashur të re dhe se raporti me të është shumë i bukur.

“Rritet cilësia”, tha Kristi, referuar lidhjes së re, ama sqaroi se ende nuk ndihet shumë i lumtur.

“Si person nuk jam shumë i lumtur, pasi nuk jam person që ushqehet nga lumturia, por nga gjëra të tjera”, tha ai.

Kristi foli edhe për Zaza-n dhe edhe njëherë tha se është një histori e mbyllur dhe se priste përmbajtje nga ish-partnerja dhe se nuk e mendonte se ajo do ta dramatizonte kaq shumë situatën. Gjithsesi, tha se raporti mes tyre ishte shumë e ndërlikuar, për shkak të distancës dhe disa ngjarjeve të tjera që e vështirësonin.

Në raport me Krisin, ai tha se nuk ka komunikuar fare me të dhe se e ka takuar pas skenës në “Portokalli” dhe se ruan një raport njerëzor, gjithsesi, asgjë më tepër.

Advertisement