Connect with us

Kosova

Serbët sjellin dhi në protestën, çfarë nënkupton (FOTO)

Dita e katërt e protestës serbe në veri të Kosovës u shënua nga flamuri serb dhe këngët nacionaliste, por një gjest tërhoqi vëmendjen më të madhe të publikut.

Serbët janë në barrikada para komunës së Leposaviçit në prani të Policisë së Kosovës nxorën një dhi. Videoja u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale dhe u bë virale. Kuptimi i këtij gjesti nuk dihet.

FOTO/ Serbët sjellin dhi në protestën para komunës së

Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.

Advertisement