Connect with us

Kronike

Zbulohen 116 bimë kanabisi në Malësi të Madhe, një i arrestuar

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet e pandërprera, nga toka dhe ajri, nëpërmjet dronëve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën përgatitore.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohen në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, nga toka dhe ajri, me dron, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. K., 44 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie krimimale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajmi vijon….

Kronike

U arrestua në Dubai, kush është “Dari i Elbasanit”/ Përplasjet me grupin e vëllezërve Alibej dhe lidhja me Dumanin

Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.

Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.

Kush është “Dari i Elbasanit”

Por emri i Hajdar Bakos, i njohur dhe si “Dari i Elbasanit”, nuk është i njohur vetëm për këtë përplasje të dhunshme. Emri i Bakos, doli dhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani. Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK se kiste mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, shprehej Dumani.

Continue Reading

Kronike

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, 18 vite burg për ish-policin Tase

Ish efektivi Arjan Tase i cili përplasi për vdekje vogëlushen Jonada Avdiaj është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 12 vite burg.

Ndaj tij Gjykata ka dhënë 18 vjet burg, por i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar tashmë me 12 vjet.

Arjan Tase shkaktoi tragjedinë në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjecare pasi i godit nga mjeti lundrues që drejtohej nga ish-punonjësi i policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në Potam të Himarës.

Continue Reading

Kronike

Fshehën për disa ditë fëmijën 3 vjeç, gjykata liron nga qelia gjyshin dhe kunatin e tij

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë nga arresti me burg në arrest shtëpie për dy të arrestuarit, në lidhje me ngjarjen e 3-vjeçarit në Durrës, I cili u rrëmbye prej tyre dhe u mbajt i fshehur për disa ditë radhazi.

Bëhet fjalë për gjyshin e fëmijës 3 vjeç, Rexhep Gjuni dhe kunatin e tij Arben Selaj. Kështu, ata nuk lejohen të dalin nga shtëpia dhe as të takohen me persona të tjerë, përveç familjarëve që jetojnë me ta.

Më 16 prill 2024 nëna e 3-vjeçarit Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit.

Pas arrestimit, Rexhep Gjuni ka dhënë arsyet, që sipas tij e kanë detyruar ta merrnin nipin e tyre dhe ta mbanin të fshehur.

“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”, ka thekuar ai.

Continue Reading

Kronike

FOTO/ U arrestuan me urdhër të SPAK, ja kush janë Ndoka e Tuku që dalin në përgjimet “Metamorfoza3”

Ilia Ndoka dhe Arian Tuku, janë dy nga emrat që i jashtë shtuar të arrestuarve me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale ka kryer, pas zbërthimit të platformave SKY dhe Encrochat.

Emri i Ilia Ndokës rezulton mes 50 emrave për të cilët është firmosur urdhërarrest në kuadër të operacionit të arrestimeve të ndërmarra më 17 maj 2024 kur u goditën 7 grupe të rëndësishme kriminale që vepronin në qytete kryesore të vendit.

Ndërkohë, nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Gjithashtu ai ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit

Pak ditë më parë, SPAK nxorri mbi 50 urdhër-arreste ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit, drejtues të organizatave dhe grupeve kriminale, ish-deputeti socialist Arben Ndoka, por edhe personazhe të tjerë që nga komunikimet në platformat e çkoduara, rezultojnë të përfshirë në plane vrasjesh apo çështjes të tjera kriminale.

 

 

Nga publikimet e deritanishme janë zbardhur disa lidhje të politikës me krimin, por edhe planet se si dy ish-deputetë të PS-së, Arben Ndoka dhe Rraja thurnin për të vrarë njëri-tjetrin.

Continue Reading

Kronike

Vrasja në Mirditë, Artan Hoxha publikon foton e autorit me automatik: Ky është Soni, tashmë ndodhet në Dubai

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar gjatë emisionit “Opinion” disa pamje në lidhje me një vrasje në Mirditë.

Bëhet fjalë për disa foto, ku duket qartë autori i ngjarjes, që lëviz me automatik në mes të qytetit.

Sipas Hoxhës, personi në imazh është “Soni”, që tashmë ndodhet në Dubai, por është edhe një nga personat e shpallur në kërkim pas operacionit të fundit të SPAK-ut ku u zbuluan edhe aleancat mes krimit.

“Ka ndodhur vrasje në Mirditë. Janë vrarë dy veta tek spitali. Kjo duhet të ketë mos gaboj, nja 6 muaj ose 7 muaj. Policia i ka këto imazhe. Personi është me automatik në dorë. Në rrugë, mes qyteti, ja karburanti, e ka qëlluar burrin e huaj. Shikoje ku e ke. Është me automatik në dorë.

Ky njeriu sot është me masë sigurie ndodhet në Dubai. Këto filmime nuk i ka vetëm policia, të jesh i sigurt. Më shumë se policia ata i kanë vetë se i marrin me njëri-tjetrin. Shiko, ngjarjet ne kemi bërë disa emisione për ngjarjet e Rrëshenit, vrasje me snajper. Kjo është një nga vrasjet.

Ndërsa Ben Ndoka pret që grupi i Durrësit dhe i Niklës të shkojë të vrasë Durim Bamin, ata i thonë, na kanë ikur me Sonin. Ky është Soni.

Po përpiqet të vrasin dhe i vunë minën atje poshtë Preng Gjinit, pasi kishte ndodhur vrasja me snajper. Këto zinxhir vrasjesh pa autorë prodhojnë vetëm vrasje”, tha Hoxha.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING