Connect with us

Aktualitet

Vrau nënën në Përmet, i riu shfaqet i penduar

24-vjeçari që vrau nënë e tij mbrëmjen e djeshme në Përmet ka pranuar krimin. Albi Muhollari i cili mbyti nënë e tijn Zeniate Muhollari me qese plastmasi ëshët shprehur se meriton të ndëshkohet.

“Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm” mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.

I ri uka qenë në gjedje të rënduar depresive kur kreu krimin e rëndë. Nënë e bir jetonin në Amerikë dhe kishin vetëm 4 ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime.

Burime për media bëjnë me dije se pas një debati, 24-vjeçari në gjendje depresive ka mbytur me plasmas 68-vjeçaren.

I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin, që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit.

Gjithashtu mësohet se prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje ato kanë pasur frikë se mos u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë.

Advertisement