Connect with us

Lifestyle

Pse të moshuarit priren të zgjohen më herët në mëngjes

Pse njerëzit e moshuar priren të zgjohen më herët në mëngjes? Kjo është pjesë e procesit të plakjes për një sërë arsyesh. Sipas ekspertëve shëndetësore, mosha e tretë zgjohet shpesh para lindjes së diellit pasi edhe flejnë shumë më shpejt se sa grupmoshat e tjera.

Ndërsa plakemi, trupi ynë ndryshon si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, gjë që është një faktor kryesor për ndryshimet e gjumit. Ashtu si aspektet e tjera të shëndetit tonë fizik dhe mendor, truri bëhet më pak i përgjegjshëm ndërsa plakemi.

Drejtori i Qendrës për Gjumin dhe Shkencat Circadian në Universitetin e Arizona, Sairam Parthasarathy thotë se truri me kalimin e moshës nuk i pëgjigjet inputeve ashtu siç duhet. Kjo shpjegon faktin se tek pleqtë orari i vakteve ushqimore, aktiviteti fizik apo dhe gjumi janë ndryshe nga ato të rinjve. Pra, nervat kanë vështirësi të përçojnë sinjale në tru për kohën pasi një pjesë e qelizave nervore dëmtohen. Prandaj ata dhe lodhen më shpejt dhe bien gjumë pas perëndimit të diellit.

Një tjetër arsye është dhe problemi me sytë. Me moshën edhe shikimi pëson ndryshime dhe reduktohet shkalla e dritës që merr truri ynë, e cila ndikon shumë në mbajtjen aktive të trurit dhe menaxhimin e kohës. Nëse drita që depërton në sy është e pakët atëherë trupi fillon e çliron melatoninën, hormonin e gjumit më herët se sa duhet.

Dhe sigurisht, të shkosh në shtrat më shpejt do të thotë të zgjohesh më herët.

Në përgjithësi, ndryshimet tek gjumi janë pjesë e jetës. Por ekspertët këshillojnë që me kalimin e viteve ju të kryeni disa aktivitete të shëndetshme për trupin si dhe të tregoheni të kujdesshëm me pajisjet që mund t’ju dëmtojnë sytë.

Advertisement