Kronike
U njohën në rrjetet sociale, britanikja përdhunohet nga shqiptari në Rodos
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/perdhunim.jpg)
Një turiste britanike 20-vjeçare dyshohet se u përdhunua në det gjatë pushimeve në ishullin grek të Rodosit, pasi ajo vizitoi një plazh me një burrë që kishte takuar në internet. Britanikja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, i tha Policisë se një 23-vjeçar shqiptar e përdhunoi pasi kishin shkuar për të notuar në plazhin Glystra në bregun lindor të ishullit.
E reja pretendoi se shqiptari, me të cilin fliste në internet për dy javë para se ta takonte personalisht, më pas e ktheu në dhomën e saj të hotelit në Kiotari ku e sulmoi dhe tentoi ta përdhunonte për herë të dytë. Megjithatë kësaj here ajo ka reaguar dhe e ka detyruar që të largohet nga dhoma e saj.
Më pas, ajo shkoi në Polici dhe përshkroi karakteristikat e autorit, gjë që solli në prangosjen e shqiptarit, i cili i mohoi akuzat. Megjithatë ai po procedohet për përdhunim
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)