Connect with us

Kosova

NATO: Dhuna po e kthen Kosovën pas, aspiratat euroatlantike në pikëpyetje

“Dhuna po e kthen prapa Kosovën”.  Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Stoltenberg në një intervistë për të përditshme malazeze “Pobjeda” duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të instaluar kryetarët e sapozgjedhur në vendet e tyre të punës, nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Për shefin e NATO-së, tashmë është e qartë se dhuna përveç se po kthen parapa Kosovën, po i vënë në pikëpyetje edhe aspiratat e saja euroatlantike.

Prandaj sugjeron ai që si “Prishtina edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën, të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog me mbështetjen e BE-së, e cila është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme”.

Advertisement