Sport
Humbja ndaj Kroacisë, shokues Kuman: Çfarë mendonit, që do të dominonim kombëtaren e tretë në botë?!
Ronaldo Kuman tradhtoi përpara Botërorit, në mes të eliminatoreve, ndonëse më pas Luis Van Gal bëri diçka fantastike duke i dërguar lehtësisht në Katar 2022, por federata në mënyrë të papritur rikthen në timonin e “Tulipanëve”, pas Kupës së Botës, trajnerin e shkarkuar nga Barcelona.
Por ajo çfarë është më shqetësuese ishte deklarata dhe analiza e tij, pas humbjes në shtëpi me Kroacinë, e cila i fshiu mundësinë e finales së Ligës së Kombeve: “Jam i tërbuar po, por tani që ka kaluar një ditë nga ndeshja dhe kur bëra analizën me veten time mund ta them se ne jemi një skuadër që na mungojnë shumë gjëra. E para është qetësia dhe eksperienca që tregoi Kroacia, duke qëndruar e qetë edhe në momentet e disavantazhit.
E dyta është që nuk kemi cilësi dhe duhet të improvizojmë. Për këtë punë jam punësuar unë? Po, patjetër, por çfarë pritje ti?!, – i drejtohet me tone të ashpra Kumani gazetarit që e pyeti. – Mos besoje se mund të dominonim skuadrën e tretë më të fortë në botë, apo të dytën në Europë?!
Shikoni, Kroacia është pak a shumë i njëjti grup lojtarësh që luan mes tyre prej një kohe shumë të gjatë dhe në fund e pamë të gjithë diferencën. Pastaj, nëse ne pësojmë dy gola në pak minuta në pjesën e dytë, mendimi se jemi një grup që meritojmë të shkojmë në finale?! Unë them jo, pasi e ritheksoj, duhet ende të punojmë shumë, pasi nuk kemi cilësinë e kroatëve në skuadër”, nënvizoi Kuman.