Connect with us

Kosova

NGJARJE E RENDE/Theret me thikë një 15 vjeçar

Një therje me thikë ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.

Siç njofton Policia, një 15 vjeçar është therur me thikë nga një 14 vjeçar, dhe se therja me thikë ka ndodhur pa dashje.

“Viktima mashkull kosovar 15 vjeçar, ka pësuar lëndime trupore pasi, është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar 14 vjeçar. Sipas të dyshuarit i njëjti e ka qëlluar pa dashje me thikë viktimën derisa ishin duke luajtur”, bën të ditur Policia.

Më tej, në raportin e Policisë thuhet se, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Advertisement