Connect with us

Bota

Ish presidenti amerikan me pushime, Obama shihet pranë Shqipërisë

Ish-Presidentsë bashku me gruan e tij Michelle Obama ndodhen në Greqi që prej të premtes. Ish-presidenti amerikan mbërriti në Antiparos në fshehtësi ekstreme dhe i shoqëruar nga të paktën 30 agjentë amerikanë.

Çifti Obama mbërriti mesditën e së dielës në Paros me fluturim privat dhe sipas informacioneve do të akomodohen në vilën e Tom Hanks, me të cilin po udhëtonin. Të ftuarit e çiftit Hanks do të qëndrojnë në Antiparos deri të martën, më 20 qershor, pasi dy ditë më vonë ish-presidenti amerikan është planifikuar të marrë pjesë në Konferencën SNF Nostos 202, ku do të diskutojë mënyrat për forcimin e demokracisë dhe rëndësinë e mbështetjes së brezit të ardhshëm.

FOTO/ Shumë pranë Shqipërisë, Barack Obama së bashku me

Kjo është hera e dytë që Barack Obama viziton Qendrën Kulturore të Fondacionit Stavros Niarchos (SNFCC). Në vitin 2016, gjatë vizitës si pjesë e administratës së tij, kishte mbajtur një fjalim emocionues nga skena e sallës Stavros Niarchos. Sipas informacioneve, çifti Hanks dhe Obama janë larguar me një varkë që kishin marrë me qira nga Antiparos për në ujërat e Egjeut, ku dhe po pushojnë.

Advertisement