Connect with us

Aktualitet

I akuzuar për përdhunim, arrestohet shqiptari në varkën me emigrantë

Një shqiptar i akuzuar për “përdhunim”, i dëbuar më parë nga Britania e Madhe, u gjet në një varkë të vogël emigrantësh që po përpiqeshin të ktheheshin. Tre anëtarë të dyshuar të një grupi shqiptar të krimit të organizuar janë arrestuar pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit, raporton “JOE”.  Ata dyshohen se sillnin emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe kamionë, duke paguar çdo herë nga 2500 deri në 7500 paund.

Në bordin e varkës ndodheshin 46 persona, kryesisht shqiptarë, duke përfshirë fëmijë të vegjël dhe shqiptarin e dënuar e të dëbuar më parë. Që atëherë ai është deportuar sërish. Pasagjerët u dërguan në një qendër nga oficerët e Forcave Kufitare ndërsa NCA, duke punuar ngushtë me Komandën Operative të Varkave të Vogla të Forcave Kufitare po heton.

Mediat e huaja shkruajnë se oficerët e NCA-së arrestuan një burrë 34-vjeçar nga Grays, dhe një burrë 34-vjeçar nga Dagenham, në lindje të Londrës, të cilët dyshohet se ishin drejtuesit e grupit. Ata u vunë në pranga, me dyshimin se kanë ndihmuar emigracionin e paligjshëm.

Advertisement