Connect with us

Aktualitet

“Thyen marrëveshjen”/ Bledi Çuçi zbulon çfarë do ndodh tani me muxhahedinët

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka mbajtur një konferencë për shtyp ditën e sotme, pas ngjarjes së ndodhur në kampin e MEK.

Çuçi ka bërë me dije se marrëdhëniet me këtë grup janë ndërprerë që vjeshtën e kaluar dhe situata e sotme e sulmi ndaj policisë janë të pa tolerueshme.

“Qeveria shqiptare nuk është ajo që ka shkuar dhe ka ndërhyrë në kampin e MEK është Gjykata ajo që ka urdhëruar ndërhyrjet. Në vjeshtën e vitit të kaluar ne kemi ndërprerë edhe marrëdhëniet. Theksoj që veprimet që janë ushtruar ndaj policisë janë ta patolerueshme. Ata janë në Shqipëri për të mos kryer asnjë angazhim politik e për të zbatuar të gjitha ligjet e shtetit si çdo shtetas shqiptar. Unë kam lënë një person përgjegjës nga Ministria e Brendshme që ta kenë pranë për çdo lloj halli e problemi duke ditur që janë të huaj. Ky qëndrim është tërësisht i pajustifikuar dhe një qëndrim që na vendos në një pozitë edhe ne si mikpritës. Është një thyerje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes që ne kemi bërë me ta.“- tha Çuçi.

Advertisement