Connect with us

Kosova

‘1 mln euro nga Beogradi’/ Jabllanoviç i përgjigjet akuzave të Kurtit

Ish-kandidati për kryekomunar të Leposavicit, Aleksandër Jabllanoviç iu përgjigj kryeministrit Albin Kurti, i cili ishte shprehur se ai kishte marrë 1 mln euro nga Beogradi për t’u tërhequr nga gara.

“Në një sistem serioz demokratik sot në prokurori do te intervistoheshim ose zoti Albin Kurti, ose unë. Meqë jemi larg demokracisë, kryeministrit po i jap 1 banesë dhe 500 mije euro, po i kërkoj vetëm të më tregojë ku është apartamenti tjetër dhe pjesa tjetër e parave”, shkroi Jabllanoviç në Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar këtë të mërkurë qytetarëve serbë në Kosovë me një mesazh në gjuhën e tyre.

Ai tha se Jabllanoviç, i cili e kishte të sigurt fitoren në Leposaviç, është tërhequr nga gara dy ditë përpara zgjedhjeve, pasi ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd.

“Mund të mos jetë e vërtetë, por gjithsesi duhet të jetë bërë shumë presion apo ofertë shumë luksoze, gjë që e bëri Jabllanoviçin të thotë se nuk do të ‘gjuajë menjëherë penalltinë’”, është shprehur  Kurti./euronews

Advertisement