Connect with us

Kosova

Lista Serbe del me deklaratë kundër Albin Kurtit

“Synimi i Albin Kurtit për t’i mashtruar serbët e Kosovës, është i destinuar të dështojë, sepse ata e dinë shumë mirë se si e imagjinon Kurti jetën e tyre në këto hapësira”- Keshtu është shprehur Lista Serbe në një deklaratë
Sipas tyre, Albin Kurti i premtoi popullit serb se “gjysma do të jetë në burg dhe gjysma e dëbuar, si pjesë e “skenarit kroat” që ai publikisht e ofroi dhe po e zbaton në Kosovë”

“Albin Kurti mendon se populli serb ka harruar që regjimi i tij i ka mohuar të drejtën e votës në zgjedhje dhe referendum si edhe ka ndërtuar baza ilegale parapolicore në tokën serbe” – pretendohen në deklaratë.

Ata thonë gjithashtu se fakti që Kurti po “shtiret i shurdhër dhe i verbër” nuk do të thotë se populli serb do të pushojë së kërkuari respektimin e të drejtave të tij dhe tërheqjen e forcave speciale “ilegale dhe të armatosura deri në dhëmbë” nga komunat serbe.

Advertisement