Aktualitet
U larguar nga kampi i MEK/ Iraniani mes lotësh: Aty përdhunohen meshkuj dhe femra
Një ish-anëtar i MEK, Mustafa Beheshti, 40-vjeç, ka treguar se çfarë ndodh brenda rezidencës në Manzë të Durrësit. Ai është arratisur nga kampi i muxhahedinëve, ndërsa në “Shqipëria live”, Mustafai rrëfeu mes lotësh vuajtjet që ka kaluar brenda kampit. 40-vjeçari tha se pas 18 vitesh në kamp, doli jashtë MEK-ut. “U thashë do të djeg veten të gjallë, ose më lini të dal”, tregoi ai.
Ndër të tjera u shpreh se iranianët brenda kampit janë njerëz të stërvitur mirë dhe të rrezikshëm. “Më të vjetrit janë ushtarë dhe dinë shumë-shumë gjëra. Shumë prej tyre kanë jetuar në Amerikë, dhe kanë qenë inxhinier IT. Edhe tani ka në Amerikë njerëz që punojnë për ta. Kanë lekë shumë”.
Mustafai tha se në kamp mungon çdo liri dhe e drejtë njerëzore, madje tha se nuk kanë munguar abuzimet. “Pas 22 vitesh, dua të shikoj familjen time. Kur kam ikur, nipin e kam lënë vetëm një vjeç. Ne nuk mund të shkojmë atje, familjet tona nuk mund të vinë këtu. Ka shumë femra dhe meshkuj që përdhunohen çdo ditë aty. Ne kushdërshtonim çdo fakt aty dhe shpesh ata na akuzonin që ju nuk jeni muxhahedin. Nëse i flisje një vajze apo bëje shaka me atë, të konsideronin imoral dhe të bënin leksione”, tha Mustafai./dosja.al