Kosova
SHBA dhe BE janë naivë/ Kurtit nuk zë mend në ‘Suddeutche Zeitung’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Suddeutche Zeitung” ka folur për ngjarjet në veri të Kosovës dhe qëndrimin e Perëndimit ndaj Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.
Ai ka mohuar akuzën e Washingtonit dhe Brukselit se ka qenë Qeveria e Kosovës që ka nxitur tensionet në veri të vendit, kur ka vendosur që të dërgojë katër të zgjedhurit komunal në ndërtesat bashkiake, te shoqeruar nga forca special policore
Siç shkruan gazeta gjermane, Albin Kurti gjithashtu ka akuzuar partnerët Perëndimorë për naivitet në trajtimin e Beogradit, duke e quajtur veten “kryeministër parimor”.
Kjo intervistë e kryeministrit te Kosoves vjen pas një serie shkrimesh të shtypit ndërkombëtar në të cilat Kurti përshkruhet si kryeministër kokëfortë teksa dhe theksohet se fal tij, miqesia e Kosoves me Perendimin, tani eshte vene në pikëpyetje .
Kurti edhe në një intervistë të mëhershme për “The Guardian” i kishte cilësuar deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken si “naive”, pas kritikave që ky i fundit i kishte bërë Qeverisë Kurti.