Connect with us

Lifestyle

Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin

Koha apo orari më i përshtatshëm për t’u ekspozuar në diell janë orët e para të mëngjesit deri në orën 10:00 paradite dhe orët e pasdites pas orës 17:00 kjo për stinën e verës, orari midis orës 10:00 dhe 17:00 është i dëmshëm.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ne të mbyllemi brenda në këtë orar sidomos në plazh por të marrim masa mbrojtëse, duke qëndruar në hijen e çadrës apo pemëve, duke përdorur kremra mbrojtës për lëkurën tonë me SFP nga 30-50, syze, kapele.

Kujdes i veçantë duhet treguar ndaj fëmijëve që është shumë e vështirë t’i mbash nën çadër gjatë kohës së plazhit.

Nëse futen në ujë duhet të aplikojnë kremin solar para dhe pas daljes nga uji.

Çfarë i ndodh lëkurës sonë kur nxihet?

Gjatë procesit të nxirjes si rezultat i rrezatimit diellor emetohet një sasi energjie që përthithet nga qelizat melanocitare (qelizat që prodhojnë pigmentin melaninë në lëkurë).

Kjo energji që përthithet nga këto qeliza nis një sërë procesesh fiziologjike që çojnë në prodhimin e melaninës e cila kapet nga qelizat e tjera të lëkurës duke u dhënë ngjyrë më të pigmentuar atyre, këto janë qeliza që migrojnë (lëvizin) nga thellësia e lëkurës deri në sipërfaqen e saj duke kryer ciklin e tyre fiziologjik deri në flakjen e tyre nga organizmi.

Kjo është edhe arsyeja që ngjyra që marrim në plazh nuk zgjat më shumë se 1-2 muaj gradualisht.

Advertisement