Connect with us

Politike

Këtë vit rregulla të pakëndshme, por të nevojshme, rregulla të reja, të imponuara nga pandemia

Mirë se erdhët në këtë Samiti Digjital, i cili zhvillohet në një format ndryshe nga ai që do të donim, në këtë vit, i cili është shënjuar nga rregulla të pakëndshme, por të nevojshme. Rregulla të reja, të imponuara nga pandemia. Thënë këtë, do të doja të theksoja sidoqoftë, që fakti që jemi në gjendje ta zhvillojmë në këtë format, është një shembull i sa shumë kemi ecur përpara në fushën e digjitalizimit. Jo shumë vjet më parë, ky ndërveprim që ne e kemi në vendin tonë e me vende të tjera do të kishte qenë thjesht i pamundur.

Gjatë këtyre kohëve, e po kështu gjatë këtyre ditëve është bërë mjaft e qartë se ky Samit nuk është thjesht një samit si gjithë të tjerët e nuk është thjesht një eveniment në kalendarin tonë, por është pjesë e një procesi të vazhdueshëm e të pandalshëm që përqendrohet tek ndërlidhja midis qytetarëve tanë e midis vendeve tona.

Tani që flasim, jam i sigurt që jetojmë në një moment përcaktues për të ardhmen tonë, në shumë aspekte, por këtu jemi për aspektin digjital e nuk ka dyshim që digjitalja është absolutisht njëri prej aspekteve kyçe të rrugës sonë për të ecur përpara. Programi digjital karakterizohet nga përmasa që lidhen  mjaft me talentin, me imagjinatën, me nismat e me novacionin në të gjitha fushat, duke përfshirë një spektër të gjerë qytetarësh, pavarësisht nga profesionet, nga aktivitetet e tyre apo pritshmëritë e ditëpërditshme.

Shoqëria digjitale është sfida më e madhe e këtij shekulli e po kështu është dhe instrumenti më i jashtëzakonshëm për të ngritur një mjedis ku njerëzit të mund të jetojnë në një hapësirë të ndryshme të lirisë, të përgjegjësisë, të barazisë. Nga ana tjetër, është edhe aspekti i shoqërisë që përballet me kërcënimet e me shumë pasoja të panjohura të këtij përparimi.

I jam shumë mirënjohës organizatorëve dhe pjesëmarrësve në këtë tryezë e po kështu, rreth kësaj tryeze përmes lidhjes digjitale, për angazhimin e seriozitetin me të cilin gjithkush ia ka dalë ta shndërrojë këtë Samit në një mundësi plotësisht online, duke nxitur edhe një model të mundshëm ndërveprimi për të ardhmen. Nuk ka dyshim që i jam mirënjohës qeverisë gjermane, e cila ishte e gatshme të ndihmonte këtë Samit, qoftë në fazën përgatitore e po kështu, gjatë seancave të punës.

Më është thënë që ka shumë gjëra që do të vijnë si rezultat i angazhimit që janë ndërmarrë me këtë rast, sidomos dy memorandumet e mirëkuptimit, të cilat do të nënshkruhen. Njëri prej të cilëve për transformimin digjital 5G të rajonit dhe tjetri për ndërlidhjen e rajonit dhe shërbimet e besuara në Ballkanin Perëndimor. Jam plotësisht i bindur që këto nuk janë thjesht dy memorandume mirëkuptimi, por dy angazhime të mëdha për të gjithë ne, të cilat përcaktojnë shumë të ardhmen tonë të përbashkët.

Bashkëpunimi digjital është pjesë e pandashme e paketës së Procesit të Berlinit, por pas shpalljes së Agjendës Digjitale të BE-së në shkurt të këtij viti e në kuadër të pandemisë, ky bashkëpunime duke se është edhe më i rëndësishëm dhe edhe më jetik për të gjithë ne.

Të dyja këto samite digjitale, pra ky dhe ai i krerëve të qeverive në Sofie janë pjesë e Procesit të Berlinit dhe kontribuojnë për ngushtimin e hendeqeve që e ndajnë Ballkanin Perëndimor dhe po kështu, edhe për forcimin e lidhjeve tona për të arritur standarde e BE-së, jo vetëm individualisht, por kolektivisht, për t’u siguruar që ky rajon të bëhet një vend ku zbatohen 4 liritë e Europës, pa pritur të jemi pjesë individualisht e Bashkimit Europian.

Nuk ka dyshim që kemi mjaft mungesa, mjaft hendeqe për të plotësuar, mjaft probleme, të cilat duhen trajtuar dhe zgjidhur, por është absolutisht e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë dhe po punojnë për të ndikuar individualisht sa më shumë të jetë e mundur, në një mënyrë pozitive, vizionin e përbashkët e për të zbatuar me të gjitha vështirësitë e kuptueshme një treg të vetëm brenda rajonit.

Natyrisht nuk ka qenë e lehtë, më shumë dukej sesa ishte e lehtë, që prej ditës së parë, por sot kemi një kuptim më të madh dhe padyshim një dakordësi më të madhe për Shengenin Rajonal. E kjo është një arritje e jashtëzakonshme, vërtetë. Finalizimi i procesit për të hequr tarifat roaming duhet të jetë gjithashtu pjesë e objektivit tonë dhe diçka drejt së cilës duhet të punojmë të gjithë, ditë pas dite. Ajo çfarë ka ndodhur me ndryshimin progresiv të tarifave të roaming dhe rregullimin e harmonizuar të tregjeve të telefonisë celulare për roaming është një zbulim që na tregon se sa shumë, ne mund e duhet të bëjmë dhe sa do të bënim nëse nuk do të kishim problem për ta kuptuar shpejt njëri-tjetrin e për të bashkëpunuar shpejt me njëri-tjetrin.

Asgjë nuk na ndalon ta shndërrojmë këtë cep të Europës në një qendër të shërbimeve digjitale të infrastrukturave elektronike. Sigurisht mbështetur në memorandumin e mirëkuptimit për rrjetin 5G, ne mund të ecim shpejt përpara e në të ardhmen e afërt, koordinimi për të menaxhuar spektrin e frekuencave e për të zbatuar teknologjinë e pastër dhe teknologjitë e sigurta 5G, duke përgatitur po kështu edhe marrëveshjet ndërrajonale, si një unifikim i domosdoshëm për të unifikuar licencat, do të jetë një hap absolutisht shumë i madh.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi ku do të mbahet Samiti i ardhshëm digjital janë përfshirë tashmë së bashku në udhërrëfyesin e zbatimit të strategjive digjitale me një vëmendje  mjaft të madhe që shkon nga edukimi deri tek platformat e shërbimeve publike në internet.

Jam shumë krenar t’ju them juve të gjithëve që Shqipëria ka investuar shumë dhe me një intensitet të madh, për të kapërcyer në një epokë tjetër sa u takon shërbimeve në internet për qytetarët, gjatë viteve të fundit.

Deri në fund të këtij viti 95% e shërbimeve të institucioneve shtetërore shqiptar do të jenë online dhe do të jenë pa tarifë, falas. Çdo qytetar mund t’i përftojë këto shërbime, duke kursyer kaq shumë kohë, kaq shumë vonesa shqetësuese e po kështu dhe një sasi të konsiderueshme parash që deri më tani është shpenzuar pikërisht për të marrë e për të përftuar këto shërbime.

Nuk guxoj ta imagjinoj se çfarë do të mund të kishim bërë nëse pandemia do të na kishte goditur në një kohë tjetër, pa asnjë  mundësi për t’u dhënë qytetarëve një qasje të drejtpërdrejtë online përmes platformës sonë e-albania, e cila u ka shërbyer miliona e miliona herë, sidomos gjatë karantinës së përgjithshme kur njerëzve u duheshin autorizimet e leje të të gjitha llojeve, për të vazhduar jetën e përditshme në kushtet e kufizimeve të mëdha.

Ndërkohë që flasim, kemi 700 shërbime që përfshijnë 1.5 milionë veprime brenda programeve tona digjitale të shërbimeve publike. Të mendosh që ky shërbim mund të mos ekzistonte, të mendosh që shërbimet në internet për nxënësit, ndërkohë që shkollat ishin mbyllur, nuk do të ekzistonin, është e frikshme.

Por thënë këtë, sigurisht ky është vetëm fillimi e jo fundi i asaj çka kemi nevojë të bëjmë edhe pse jemi vlerësuar mjaft nga institucione të ndryshme ndërkombëtare, në raporte të ndryshme, lidhur me ecurinë në qeverisjen elektronike. Ne jemi absolutisht të qartë që këto janë vetëm bazat, nuk është gjithçka e na duhet të punojmë mbi to e të jemi në gjendje që me të njëjtin intensitet të shkojmë deri në fund.

Nuk do t’ju marr më nga koha juaj, edhe pse njerëzit e mi që kanë marrë pjesë në Samit më kanë shkruar fjalimin më të gjatë ndonjëherë. Edhe një herë dua t’ju falënderoj shumë të gjithëve që jeni këtu, për kontributin tuaj, për përkushtimin, për bashkërendimin. Pa asnjë dyshim, ky është një moment mjaft i dobishëm për të gjithë ne dhe po kështu është një nga ato momentet ku ne mund të shohim se sa kohë kemi humbur, duke ecur të vetëm dhe sa shumë gjëra mund të bëjmë, duke ecur krah për krah.

Faleminderit shumë!

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh (EMRAT)

Në mbledhjen e sotme, Kryesia Politike e Partisë së Lirisë, ka zgjedhur dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh.

Përmes një njoftimi, PL bën me dije me qëllim vënien sa më parë në jetë të 5 prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus, në funksion të forcimit të mëtejshëm të strukturave, të hapjes së pandalshme dhe zgjerimit të mbështetjes qytetare, zgjodhi sot:

  1. Znj.Florida Ymeri – Kryetare e Komisionit për Shëndetësinë
  1. Znj.Silvana Bajrami – Kryetare e Komisionit për Bujqësinë
  1. Z. Fllohe Gojka – Sekretar për Sipërmarrjen
  1. Znj. Myrvete Asqeri – Sekretare Politike për Qarkun e Gjirokastrës
  1. Z. Besnik Jakaj – Sekretar për Diasporën
Continue Reading

Politike

Kallëzimi i ri në SPAK/ Këlliçi: Veliaj ngriti skemën më të sofistikuar të vjedhjes

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka treguar detaje më të qarta në lidhje me kallëzimin e tij të ri në SPAK për lidhjet e Erion Veliajt me Ndranghetan.

Këlliçi tha se Veliaj ka marrë në dorë biznesin dhe dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, pa pyetur këshillin bashkiak

“Veliaj mori monopolin pa konkurs, pa prokurorim publik të riciklimit, dhe kjo është shkelje ligjore e hapur. Ka probleme me tokën, problem që e kemi adresuar në padi. Ka një shkelje tjetër të këshillit bashkiak sepse mesa duket kur Erion Veliaj është shpallur kryetar bashkie ka menduar se është zgjedhur edhe kryetar i këshillit bashkiak. Për çdo vendimmarrje që prek dhe tokën dhe truallin që zhvillohet kjo vendimmarrje do i duhej ti kishte marrë dakortësinë e këshillit të tij bashkiak. Të gjitha këto zbardhje janë depozituar në SPAK si një padi e re. Ne i kem i treguar me fakte dhe me kronoligji SPAK-ut të gjithë kronologjinë sesi Erion Veliaj ka marrë në fillim biznesin dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, vet me vendimmarrjet e tij personale.”

Këlliçi bëri me dije se nesër në një komunikim për shtyp do të tregojë në një panoramë më të qartë kallëzimin e tij në SPAK për Erion Veliajn

“Nesër do të kem një komunikim zyrtar për shtyp nga selia e partisë demokratike ku do të japë aq të dhëna sa edhe publiku të kuptojë këtë padi të re, në një farë mënyre tja zbërthejë. Në një farë mënyre kemi të bëjmë me një skemë shumë të sofistikuar vjedhjeje sepse kjo që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës është një skemë që filloi në Elbasan vazhdoi në Fier dhe erdhi në Tiranë, por nuk përfundon këtu. Kanë shkuar në Zimbabve, në Maltë, në Vienë, në Hungari, kanë shkuar në Nju Xhersi. Kanë ngritur skemën më të sofistikuar të vjedhjes në Shqipëri në historinë e shtetit shqiptar. “, tha Kellici per Syri tv.

Continue Reading

Politike

Nga pasuritë natyrore te ushqimi e verërat, Rama ndan artikullin e “National Geographic” për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” shkrimin e “National Geographic”, e cila përshkruan me perlat që ofron peizazhi turistik i Shqipërisë.

“National Geographic” ka zbuluar në artikullin e saj pasuritë natyrore që ofron Shqipëria, duke theksuar mes tyre Vjosën, Beratin dhe Kanionet e Osumit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shqipëria në artikullin e “National Geographic” zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në zemrën blu të Europës – Vjosën – për të shkuar në Beratin pasuri e UNESCO-s dhe drejt kanioneve madhështore të Osumit falë punës fantastike të “Albanian Rafting Group”, në një udhëtim me aromën e verërave nga varietetet autoktone shqiptare dhe ushqimin e shijuar pranë barinjve në peizazhet e paprekura bukolike”, shkroi Rama në Facebook.

Continue Reading

Politike

PL mbledh Kryesinë/ Meta: Qëllimi ynë, të çlirojmë administratën nga korrupsioni

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë sot, është ndalur te 5 prioritetet e kësaj force politike, duke thënë se ka shpërthyer një krijimtari e paparë për t’i bërë sa më të prekshme për qytetarët.

“Kënaqësi të zhvillojmë këtë mbledhje të dytë në zbatim të vendimeve të Konventës së PL-së. Ka shpërthyer një krijimtari e paparë për të bërë të prekshëm secilin prej 5 prioriteteve që ka të bëjë me sigurinë e të ardhmen e të gjithëve në këtë vend.

Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro nga Rilindja për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet”, tha Meta.

Kreu i PL foli dhe për nepotizimin, duke thënë se 500 raste janë të dogana dhe tatime, duke e cilësuar situatën si “katastrofë”.

“Qëllimi final i programit tonë, Shqipëria fuqi eksportuese. Në mënyrë që ne të mbështetim në gjithçka, të çlirojmë administratën nga korrupsion e sidomos nga nepotizmi. 500 raste nepotizmi në dogana e tatime. Mendojeni se çfarë katastrofe është, sesi vidhen miliarda euro. Në mënyrë që të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

“Drejtësia e kapur nga qeveria”/ Gjokutaj: Irena Gjoka ka pasur mbrojtje të fortë politike

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar ditën e sotme zhvillimet e fundit që kanë prekur drejtësinë për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila akuzohet se është dënuar në Greqi për falsifikim dokumentash.

Gjokutaj është shprehur se drejtësia është kapur nga qeveria ndërsa shtoi se gjyqtarja Gjoka ka pasur një mbrojtje të fort politike pasi në dorë ka pasur çështjet e Berishës dhe Belerit.

“Këtu të gjitha institucionet që kishin për detyrë të kontrollonin figurën e gjyqtares Gjoka kanë korrupsion moral hallkat e një zinxhiri të kapura fort nga qeveria pasi nuk ka arsyetim që përballë fakteve që kemi parashtruar të mos veprohet. Drejtuesja e GJKKO është trupa elitë e drejtësisë dhe të përfshihet nga ky skandal i madh nuk është parë as në kohën e diktaturës. Ne kemi bërë kallëzim ndaj gjyqtares Irena Gjoka ka qene në një mbrojtje të hekurt pavarësisht fakteve dhe provave që e bëjnë përgjegjëse penale vetëm se ka pasur në dorë çështjen e Berishës dhe Belerit. Të gjitha gjyqet e opozitës që kjo gjyqtare i ka marrë përsipër pasi ka pasur një mbrojte të fortë pasi nis edo të kishte deklaruar këto shkelje që ka bërë nuk do të ishte pjesë e drejtësisë. Ajo është futur në sistem me mision të qartë”,- tha Gjokutaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING