Connect with us

Kosova

Deliron Bislimi: Kosova, e vetmja demokraci në Ballkan

Për disa herë me radhë, kryeministri dhe zëvendësi i tij i parë, Besnik Bislimi vazhdojnë ta përsërisin se Kosova është demokracia e vetme në Ballkanin Perëndimor, duke bërë kështu edhe një cilësim për vendet fqinje si jodemokratike.

Këtë deklaratë e ka përsëritur dje edhe Besnik Bislimi, në një shkrim të gjatë ku flet për tensionet në veri dhe rrëmbimin e 3 policëve, të cilët u liruan për t’u mbrojtur në liri nga gjykata në Kralevë të Serbisë.

Bislimi duke folur për interesin që ka Serbia të destabilizojë Kosovën, ka thënë se qëllim i Beogradit zyrtar, ndër tjera, ishte edhe “rrezikimi i demokracisë së vetme në Ballkanin Perëndimor si palë jobashkëpunuese dhe të painteresuar për normalizim”.

Kjo deklaratë nënkupton që Mali i Zi, Maqedonia e Veriu dhe madje as Shqipëria nuk janë vende demokratike, ndonëse kjo gjë nuk është e saktë, marrë parasysh që të trija vendet funksionojnë si shtete me demokraci parlamentare, ku pushteti merret nëpërmjet zgjedhjeve demokratike.

Advertisement