Connect with us

Kosova

Kosova e pranon/ Sveçla: Rama kontribuoi në lirimin e 3 policëve

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla shprehet se kryeministri Edi Rama ka kontribuar në lirimin e 3 policëve të marrë peng nga forcat serbe. Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Rama ishte në mesin e zyrtarëve që reaguan ashpër për rastin.

Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjitha pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodhë sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast. Rama kontribuoi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq”, ka thënë Sveçla për Euroneës Albania.

Më tej ai theksoi se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve pasi sipas tij presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet.

“Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë kishim një sulm terrorist në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, prodhim i Serbisë”, është shprehur ai. 

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë. Propozimi i Ramës për komunat serbe u prit me skepticizëm dhe ironi nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe po ashtu nga Presidenti i Serbisë Vuçic.

Advertisement

TRENDING