Connect with us

Kronike

Po notonte në det, humb jetën 82-vjeçari

Një 82-vjeçar me inicialet R. Ç., është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Velipojës. Policia njofton se ka dyshime se i moshuari ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.

Lidhur me këtë rast, materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement