Connect with us

Politike

‘Zoti Rama, Kosova ndihmohet edhe duke e dëgjuar…’

Publicisti dhe politikani i njohur shqiptar , themelues i Partisë Reformiste ORA, deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2004, Veton Surroi, në një shkrim të tij thotë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vazhdën e adresimeve të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka demonstruar përkushtimin për të ndihmuar që të mos ketë përshkallëzim dhune, në mënyrë që të gjitha problemet të zgjidhen nëpërmjet procesit negociator të platformës franko-gjermane. Por Rama njëkohësisht demonstroi se përkushtimi për ta zgjidhur një problem, madje edhe i shpërfaqur me bollëk, jo domosdoshmërisht zëvendëson në mënyrë të duhur njohurinë për problemin.

Surroi thotë se Rama në deklarimet e veta i dhuroi publikut pak nga tehu i mprehtë i gjuhës qortuese, kur duhej vlerësuar se çka bën apo jo Kosova në lidhje me shtendosjen e gjendjes në veri të vendit.

Publicisti shkruan se e gjitha kjo tingëllonte sikur dyzet ushtarët e KFOR-it të plagosur të ishin rrahur nga vetë Kurti, Sveçla dhe simpatizantët e Vetëvendosjes e jo nga një organizatë paramilitare e lidhur me strukturat e sigurisë në Serbi.

“Ndoshta do të mund ta kishte ndihmuar më shumë Kosovën, po të ishte kursyer prej tonalitetit dhe përmbajtjes së deklarimeve” – shkruan publicisti nga Kosova, duke theksuar se “zbutja e vëllimit të deklarimeve publike të bëra nga Edi Rama, mbase do të ndihmonte për krijimin e hapësirës për të dëgjuar.

 

 

Advertisement