Connect with us

Sport

Aston Villa paguan miliona euro për kartonin e Pau Torres

Vetëm disa orë më parë, në të gjitha mediat botërore qarkulloi lajmi se skuadra e Aston Villa ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit spanjoll, Pau Torres dhe tashmë janë bërë me dije dhe detajet e kontratës mes klubeve.Sipas raportimeve nga prestigjiozja britanike, “The Guardian”, klubi anglez derdhi në arkat e “nëndetëseve të verdha” plot 41 milionë euro, shifër kjo mëse normale për një lojtar të nivelit të 26-vjeçarit.Ndërkaq, kujtojmë se, sezonin e shkuar me skuadrën e Villarreal, Pau Torres zhvilloi plot 39 përballje në të gjitha kompeticioniet ku spanjollët ishin prezantë, ku madje ka arritur të gjejë dhe 1 herë rrugën e rrjetës.

Advertisement