Bota
Këshilli i BE-së: Pasoja nëse palët dështojnë të ulin tensionet në veri të Kosovës
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian bënë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës, ndërsa paralajmëruan pasoja në rast të dështimit.
Në përfundim të takimit dy ditor në Bruksel, Këshilli Evropian thekson se zgjidhja e problemeve duhet bërë në bazë të rekomandimeve të 3 qershorit të Bashkimit Evropian, që përfshijnë pezullimin e operacionece policore, që kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen e serbët e Kosovës në to.
Këshilli thekson se palët duhet të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së normalizimit si edhe zbatimit të saj. Kjo përfshin edhe “themelimin e Asociacionit, apo Bashkësisë, të komunave me shumicë serbe”, thuhet në tekstin përfundimtar.
Masat parashohin “pezullimin e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimin e financimit të programeve të Bashkimit Evropian, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor, si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.
Autoritetet në Kosovë thanë sot se masa të tilla janë të panevojshme dhe përcjellin mesazh të rrezikshëm.