Connect with us

Lifestyle

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare

Të 20-tat e hershme dhe ato të vonshme janë periudha më e bukur në jetën e njeriut – ti je i ri dhe plot energji por njëkohësisht më i pjekur dhe më i ditur se dy vite më parë. Kjo periudhë e jetës është gjithashtu e rëndësishme për vendimet që ti merr në moshën 20 vjeçare dhe rrugën që do të ndjekësh më pas drejt së ardhmes.

Këto janë disa vendime që ndryshojnë rrjedhën e jetës të cilat ti duhet t’i marrësh nëse dëshiron të kesh një jetë të lumtur dhe kuptimplotë:

1. Vendos qëllimet e tua në jetë

Në të 20-tat e vonshme, ti fillon të kuptosh se çfarë është më e rëndësishme për ty dhe rrugën që shpaloset përpara teje drejt qëllimeve që ti ke.

Njerëz të ndryshëm janë bërë për të patur role të ndryshme në jetë dhe ti duhet të gjesh rolin tënd. Disa njerëz kanë një karrierë të suksesshme, disa të tjerë janë të destinuar të jenë prindër shumë të mirë dhe disa njerëz të tjerë jetojnë për ta bërë botën një vend sa më të mirë.

Kushdo qoftë prioriteti yt në jetë, ka ardhur koha të fokusohesh tek ky i fundit dhe t’i përkushtosh më shumë kohë dhe energji gjërave që vërtetë kanë rëndësi për ty, përpara se të jetë shumë vonë. Është për të ardhur keq kur në një moment të caktuar njerëzit “zgjohen” dhe kuptojnë se ia kanë kushutar tërë jetën e tyre gjërave më të prëndësishme për ta.

2. Lëre punën që urren aq shumë dhe merru me atë që të pëlqen vërtet

Sistemi jonë arsimor na detyron të marrim vendime të epër të rëndësishme për karrierën tonë në një moshë shumë të vogël. Nuk është çudi që lëndët që ke studiaur kur ishe 18 vjeç nuk janë ato që ty të intersojnë. Si rezultat i këtyre vendimeve të dobëta për jetën, shumë njerëz përfundojnë duke e urryer punën e lodhshme që bëjnë, kolegët e mërzitshëm, shefin kërkues dhe stresohen me jetën e tyre në përgjithësi.

Por nuk është asnjëherë vonë të ndyshosh karrierë dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të mos jetuar një jetë plot pendesa. Tani që je akoma në moshë të re, është akoma më e lehtë të ndryshosh rutinën e përditshme dhe të përshtatesh më një ambjent të ri pune.

Sigurisht që ti akoma nuk e di mirë se cila punë të përshtatet më mirë dhe cila të bën më të lumtur.

Kujtimet e fëmijërisë mund të të ndihmojnë në këtë drejtim – bëji vetes këto pyetje: Çfarë të pëlqente të bëje kur ishe fëmijë? Çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe? Cilat ishin hobet dhe talentet e tua?

3. Nxirri nga jeta jote njerëzit dhe gjërat që nuk të pëlqejnë

Nuk ka rëndësi çfarë dreqin është… nëse është një marrdhënie, stil jetese, një zakon apo një punë – nëse nuk të bën të lumtur, lëre të ikë.

Ndërkohë që vitet ikin, ti kupton se nuk ka kuptim të shpenzosh kohë në njerëz/gjëra që nuk të japin lumturi. A shoqërohesh me njerëz negativ dhe të mërzitshëm? A e harxhon kohën duke u marr me gjëra që nuk të falin kënaqësi? Ka ardhur koha të heqësh dorë nga gjërat që njerëzit e tjerë duan të bëjnë dhe të fillosh të dëgjosh veten tënde.

Kur të duhet të takosh një shok/të afërm/kolegë dhe kjo të duket si një detyrim social më shumë sesa një dëshirë e sinqertë për të komunikuar, atëherë ky person mesa duket nuk ka një vend në jetën tënde.

Sigurisht, kjo është akoma më e vëshirë kur vjen fjala te njerëzit me të cilët punon, por ti gjithmonë duhet ta limitosh komunikimin me njerëzit negativ për tema profesionale.

4. Kujdesu për shëndetin tënd

Tani që je akoma i ri, ti ndihesh mirë dhe ndoshta nuk ke probleme shëndetësore. Gjithsesi, çdo gjë që bie në kontakt me trupin tënd tani – ushqimi që konsumon, higjena e produkteve që përdor, ajri që thith – në mënyrë të pashmangshme do të ndikojnë në shëndetin tënd pas disa vitesh. Vetëm mendo sa shumë helme konsumon çdo ditë përmes ushqimeve me cilësi të keqe, substancave toksike dhe ajrit të ndotur.

Ti nuk ke shumë në dorë për të ndryshuar ambjentin në të cilin jeton, por ti mund të bësh disa zgjedhje të të shëndetshme në ushqimet dhe stilin e jetesës që zgjedh. Disa nga mënyrat e shumta për ta bërë këtë është duke blerë fruta organike dhe perime, të lësh pirjen e duhanit, të përdorësh produkte kozmetike natyrale dhe produkte higjenike, te bësh ushtime fizike. Zgjidh një jetë të shëndetshme tani dhe pas disa vitesh do të falenderosh veten.

5. Pranoje veten ashtu siç je

“Të duash të jesh dikush tjetër është një shpërdorim i njeriut që je.” ~ Kurt Cobain

Kultura masive dhe steriotipet sociale krijojnë modele të ndryshme sjelljeje, mendime, personalitete madje dhe paraqitje fizike që shumica e njerëzve duan t’i përvetsojnë. Ja përse shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve duan të jenë dikush tjetër, duek imituar sa më mirë idhujt e tyre, qoftë ky një person i vërtetë apo një personazh imagjinar. Ata të cilët nuk duan të bëhen pjesë e këtyre standarteve të zakonshme shpesh herë refuzohen nga shoqëria.

Gjithsesi, e vërteta është se ti asnjëherë nuk do të ndihesh i lumtur dhe i plotësuar nëse ti shtyp personalitetin tënd dhe ndjek ëndërrat e dikujt tjetër. Mos e detyro veten të bëhesh dikush tjetër vetëm sepse të tjerëve iu pëlqen ky “lloj” njeriu. Ti do të arrish harmoni të brendshme dhe lumturi vetëm nëse je i sinqertë me veten.

Të 20-tat e vonshmë janë koha e duhur për të kuptuar atë që ti në të vërtetë je dhe misionin tën në jetë. Kështu që, mëso të dëgjosh veten dhe bëj zgjedhjet e duhura tani, nëse do të jetosh një jetë të lumtur dhe kuptimplotë.

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading

Lifestyle

Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë

Nuk ka shumë gjëra më freskuese sesa uji, në këtë mot të nxehtë.

Prapëseprapë, shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

1. Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t’ju bëjnë të ndjeheni edhe më të etur. Uji lagë membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

2. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

3. Sytë tuaj janë të thatë

Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qajë?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

4. Po përjetoni dhimbje në nyje

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

5. Keni probleme me tretje

Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si “dispepsi”.

Continue Reading

Lifestyle

Si të kurseni para? Mos u vononi më shumë

Kursimi i parave është një nga proceset më të vështira që mund të hasin njerëzit. Disa e hedhin fajin tek pagat e ulëta, disa të tjerë tek kostot e shtrenjta të jetesës, ka nga ata që thjesht e kalojnë me shprehjen që “nuk bëj dot pa udhëtime të shpeshta”, etj.
Por ka disa teknika që ne do jua tregojmë tani se si të filloni të kurseni disa para dhe të fitoni aftësi për menaxhimin e tyre.

Filloni sa më herët

Në fakt këtë e kemi më shumë për prindërit. Është mirë të hapni një llogari kursimi për të vegjlit tuaj dhe të depozitoni aty çdo monedhë që njerëzit i kanë dhënë fëmijës tënd. Asnjëherë nuk është shumë herët për të kursyer. Sa më shpejt të filloni të kurseni aq më shumë stabilitet financiar do të keni në jetë.

Pyesni veten “pse po e bëni?”

Nëse keni nevojë të kurseni, pyesni veten se cili është qëllimi që po e bëni këtë hap. Kjo do ju ndihmojë që të jeni më të vendosur në lidhje me kursimin e parave.
Kurseni me rregullin 50 /30/ 20
Një supermetodë për kursim është rregulli 50-30-20. Pra përdorni 50% të të ardhurave tuaja për shpenzimet fikse, si qira, fatura, sende,, ushqime, abonime mujore etj. Më pas ndani 30% për shtesa si parukierja, kinema, darka etj. Dhe 20% kalojini në llogarinë ose arkën e kursimit.

Organizohuni dhe mbani shënime

Çdo shpenzim përgjatë muajit është mirë t’i organizoni në një tabelë exelle, ose t’i mbani shënim në një bllok të posaçëm. Qëllimi është të monitoroni gjithmonë lëvizjen tuaj financiare.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING