Connect with us

Kronike

Të maskuar dhe me armë, arrestohen tre të rinjtë në Lushnjë, tentuan të

Tre persona kanë rënë në pranga në Lushnjë, ndërsa kanë tentuar të vidhinin një banesë. Në në pranga kanë rënë Gentian Bajrami, Ramazan Troka dhe Volter Alushaj. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë sinjalizuar policinë, se kanë parë dy persona të maskuar. Bajrami dhe Troka janë arrestuar brenda banesës që po përpiqeshin të grabisnin, ndërsa Volter Alushaj ishte ai që i transportoi me makinë.

Njoftimi i plote

Finalizohet falë bashkëpunimit me qytetarët, operacioni policor i koduar “Momenti”, për parandalimin e një ngjarjeje që mund të sillte pasoja për jetën.

Të maskuar dhe me armë zjarri, tentuan të vidhnin gjatë mesnatës, në një banesë në fshatin Bubullimë, falë informacioneve të marra nga qytetarët dhe mbërritjes së menjëhershme të Policisë, në vendngjarje, kapen në oborrin e banesës ku synonin të vidhnin dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga edhe një 30-vjeçar i cili transportoi këta shtetas në vendngjarje, dhe priste për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.

Policia sekuestron 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash dhe automjetin që drejtonte 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, mesnatën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga banorë të fshatit Bubullimë, se kishin parë disa shtetas të maskuar që po lëviznin në drejtim të një banese në këtë fshat, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të verifikuar situatën e njoftuar.

Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve, si dhe ndërhyrjes së organizuar dhe profesionale, në kuadër të operacionit “Momenti”, u bë i mundur parandalimi i një vjedhjeje e cila mund të kishte rezultuar me pasoja për jetën e poseduesve të banesës, pasi njëri nga autorët e dyshuar ishte i pajisur me pistoletë.

Për këtë rast, u kapën në flagrancë në oborrin e banesës ku donin të vidhnin, pa hyrë ende në brendësi të saj, dhe u arrestuan shtetasit G. B., 22 vjeç dhe R. T., 29 vjeç, të dy banues në Radostinë, Fier.

Gjithashtu, u kap dhe u arrestua shtetasi V. A., 30 vjeç, banues në Radostinë, Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka sjellë shtetasit G. B. dhe R. T., në vendngjarje, me automjet, dhe po i priste ata në vendin e quajtur “Rotondoja e Kolonjës”, për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.

Në cilësinë e provës materiale, shtetasve G. B. dhe R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Advertisement