Aktualitet
I shpërndanë fotot duke thënë se është Ervis Martinaj, reagon ashpër i riu
Në rrjetet sociale dhe në disa portale, u shpërnda një ditë më parë një foto ku shkruhej se personi në foto ishte Ervis Martinajt, e se fotoja ishte realizuar në Meksikë. Kjo ngriti dyshimet se Martinaj ishte gjallë e se po fshihej në Meksikë, por e vërteta është ndryshe.
Personi në foto nuk rezulton të jetë Martinaj, por dikush tjetër që i përngjan. Pikërisht ky person ka përgënjeshtruar lajmet, duke deklaruar se mediat dhe njerëzit në rrjetet sociale po abuzojnë me imazhin e tij.
Teksa ofendon median që i ka shpërndarë lajmin, personi në foto shkruan: Përdorni imazhin e të tjerëve pa lidhje për më shumë klikime.
Fati i Ervis Martinajt ka qenë mister që nga muaji gusht i vitit të shkuar. Për herë të fundit, Martinaj është parë më 5 gusht, në orën 21:15, në një hotel në Durrës.