Connect with us

Rajon

Po luante në një kënd lojrash, i mituri goditet nga rryma elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kënd lojërash në Nea Joni, në Greqi.

Një djalë 11-vjeçar është goditur nga rryma teksa luante.

Fëmija ka qenë duke luajtur me shokët e tij dhe padashje ka vendosur dorën mbi telat e zhveshur të dalë nga një shtyllë elektrike.

Si pasojë i mituri 11-vjeçar është rrëzuar përtokë dhe më pas është dërguar në spital ku ka shpëtuar mrekullisht.

Advertisement