Connect with us

Pinknews

Kepi i vipa-ve/ Konkurrentët bëjnë thashetheme për Kiarën si moderatore

Konkurrentët e Kepit të VIP-ave, nuk i kanë shpëtuar tundimit për të bërë thashetheme dhe këtë herë për moderatoren e programit Kiara Titon. Ronaldo Sharka është shprehur se këtë emision e meritonte ai ta prezantonte dhe sipas tij Kiara e mori këtë ofertë pasi ishte në qendër të vëmendjes.

Ronaldo Sharka: I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët , është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe kjo shet. Vazhdoj ta them, këtë emision e meritoja ta prezantoja unë me gjithë respektin dhe dashamirësinë për Kiarën.

Mevlan Shaba: Unë mendoj se Kiara është shumë e aftë dhe mund të bëje shumë mirë edhe pa Luizin.

Ronaldo Sharka: Kiara ka bërë dhe para e do të bëje edhe pas Big Brotherit.

Advertisement