Connect with us

Lifestyle

Gjërat që gratë e mençura s’i kërkojnë nga partnerët

Shumë gra mendojnë se burrat u detyrohen gjithmonë diçka. Është pikërisht kjo qasje në një marrëdhënie që pengon ruajtjen e besimit dhe respektit reciprok. Por shumë gra e kuptojnë vetëm kur është shumë vonë. Ja 7 gabime që gratë nuk duhet t’i bëjnë në asnjë mënyrë.

1.Një grua e mençur mbështetet tek vetvetja dhe nuk pret që të tjerët të kujdesen për të

Këtu nuk flasim për fëmijët. Kur fillon të dalë me një burrë, ndonjëherë gruaja nis të bjerë në zakonin që ai ta ushqejë, veshë dhe dëfrejë atë. Megjithatë, një burrë nuk është i detyruar të kujdeset për askënd, përveç fëmijëve të tij – dhe e njëjta gjë vlen për gratë. Ai mund të zgjedhë që të kujdeset për gruan, por s’është i detyruar.

2. Ajo nuk i kërkon një burri që të heqë dorë nga gjërat që do

Kurrë mos i kërkoni një burri që të heqë dorë nga puna apo hobi i tij, për të kaluar më shumë kohë me ju. Një grua inteligjente e di që kjo do ta bëjë atë të palumtur, pasi jeta e tij, ashtu si ajo e të gjithëve, përbëhet nga një shumësi elementësh më të vegjël.

3. Ajo nuk i kërkon kurrë që të braktisë miqtë dhe të afërmit

Mundet që një grua nuk i duron dot miqtë apo të afërmit e tij. Por kjo nuk do të thotë që ai është i detyruar që të heqë dorë prej tyre. Edhe nëse duket sikur ata ndikojnë keq tek ai, nuk është zgjedhja jote. Ai e vlerëson thellësisht miqësinë që ka ndërtuar ndër vite, dje lidhja e tij me të afërmit nuk është më pak e rëndësishme për të se sa lidhja e gruas me të sajët, edhe nëse ai ka konflikte me ta herë pas here.

4. Ajo nuk i kërkon atij që të ndajë interesat e saj

Nëse ai urren të kërcejë por ti ëndërron që të valëzosh salsa me të, shanset janë që ai të refuzojë, dhe nuk duhet të këmbëngulësh. Imagjino si do të ndiheshe nëse ai do të përpiqej të të detyronte të bëje një gjë që e urren. Mos harro: është e mundur që disa interesa të mos i ndani, e kjo nuk tregon mungesë dashurie apo respekti reciprok.

5. Ajo nuk e detyron që të bëhet tjetër njeri

Një grua që e njeh verën e vërtetë të një marrëdhënieje nuk i kërkon partnerit që të ndryshojë. Ajo e di që është në dashuri me një qenie njerëzore reale, që do të ndryshojë vetëm nëse do vetë. Në të vërtetë, një burrë vlerëson vetëm një grua që e pranon ashtu si është dhe që e frymëzon të bëhet njeri më i mirë, pa iu imponuar.

6. Ajo nuk i kërkon të injorojë gratë e tjera

Eshtë koha ta shihni të vërtetën në sy: burrat shpesh nuk mund të mos i vënë re gratë e bukura. Kjo do të binte ndesh me natyrën e tyre. (Natyrisht kjo nuk do të thotë që ta lejosh të flirtojë haptazi me të tjerat). Edhe vështrimi i një gruaje tërhiqet nga njerëz të tjerë tërheqës me të cilët nuk është në lidhje, e këtë nuk mund ta shmangësh. Thjesht pranoje qetësisht këtë fakt.

7. Ajo ka besim tek ai

Një grua e mençur nuk kërkon prova për dashuri dhe afeksion, apo që ai nuk e ka tradhëtuar. Kur lidhja mes saj dhe partnerit bazohet mbi besimin, një grua nuk kërkon kurrë që të shohë telefonin e tij, apo të përpiqet të futet në emailin e tij.

Që të siguroni paqe dhe harmoni në marrëdhënien tuaj, gjithmonë kërkoni kompromisin, dhe mbani mend se të dy palët ndonjëherë duhet të bëjnë lëshime. Respekti, ngrohtësia dhe durimi – këto janë të rëndësishme në lidhjen mes dy individëve të pjekur.

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING