Sport
Shqiptari kërkon largimin nga Chelsea
Armando Broja raportohet se po kërkon të largohet nga Chelsea pas ardhjes së Nicolas Jackson, dhe mediumi anglez “Teamtalk” raporton se West Ham United dhe Crystal Palace janë mes katër skuadrave të Premier Ligës që janë të interesuara për shërbimet e tij.Skuadra londineze është në rrugën e shumë ndryshimeve në çdo departament të skuadrës pas ardhjes së trajneri të ri Mauricio Pochettino.Shqiptari i talentuar mungoi në të gjithë pjesën e dytë të sezonit të kaluar pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.
Ardhja e Mauricio Pochettinos besohej se do t’i shërbente për më shumë hapësirë 21 vjeçarit, por duket se ai po kërkon të ndryshojë skuadër.“Teamtalk” ka mësuar se përfaqësuesit e Brojës janë duke eksploruar opsionet e tyre dhe disa mundësi brenda Premier Ligës janë ato që po merren parasysh.West Ham, Crystal Palace, Brentford dhe Burnley janë ndër skuadrat që duan të arrijnë një marrëveshje për Brojën, i cili më parë e kaloi sezonin 2021/22 në huazim te Southamptoni.Një tjetër periudhë huazimi nuk përjashtohet, megjithëse një lëvizje e përhershme do të preferohej si nga Broja ashtu edhe nga Chelsea.
Sport
Finale italo-gjermane në Europa League! Leverkusen barazon 2-2 me Romën
Atalanta – Bayer Leverkusen do jetë finalja e 22 majit për Europa League që do luhet në Dublin dhe Fiorentina – Olympiacos finalja e Conference League që do luhet më 29 maj në Athinë.
Duhej autogoli i Mancinit në minutën e 82 dhe goli i Stanisic në shtesë që Leverkusen të gjente finalen dhe të ‘hakmerrej’ kundër Romës për eliminimim po në këtë fazë të Europe League një vit më parë. Kampionët e Bundesligës thellojnë relordin në 49 ndeshjesh pa humbje këtë sezon.
Në Bergamo, Atalanta fitoi 3-0 kundër Marseille në gjysmëfinalen tjetër. Lookman, Ruggeri dhe Toure shënuan për Atalantën, duke bërë historinë. Me rezultatin e përgjithshëm 4-1 Atalanta siguron finalen e parë ndërkombëtare. Gjimshiti luajti 90 minuta për vendasit dhe ishte një ndër më të mirët në fushë.
Në Conference League është Olympiacos që i bashkohet Fiorentinës në finale. Skuadra greke fitoi 2-0 në ndeshjen e kthimit në Athinë falë dopietës së El Kaabi dhe me rezultatin e përgjithshëm 6-2 eliminon anglezët. Dje Fiorentina kaloi Club Brugge.
Sport
Gjysmëfinalet e Europa League, titullarët e Atalanta-Marseille dhe Leverkusen-Roma
Europa League zbret në fushë për ndeshjet e kthimit gjysmëfinale. Vëmendja më e madhe është te Atalanta-Marseille, me barazimin 1-1 në ndeshjen e parë që lë të hapura llogaritë për kualifikimin. Në ndeshjen tjetër, Leverkusen sfidon Romën, me gjermanët që kanë avantazhin e fitores 2-0 në takimin e parë.
ATALANTA (3-4-1-2): Musso; De Roon, Hien, Djimsiti; Zappacosta, Koopmeiners, Ederson, Ruggeri; De Ketelaere; Lookman, Scamacca.
Në Conference League në program është Olympiacos-Aston Villa. Skuadra nga Birminghami synon përmbysjen, pas humbjes 4-2 në ndeshjen e parë.
Sport
Përmbysje e çmendur e Real Madrid, spanjollët kalojnë në finalen e Champions League
Në “Bernabeu” ka qenë një ndeshje fantastike dhe me plot emocione, me Real Madrid që fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bayern Munich, duke shkuar kështu në finale të ëembley ndaj Dortmund.
Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0, por spanjollët ishin më kërkues se gjermanët. Megjithatë, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Ishte Alphonso Davies ai i cili shënoi golin e parë në këtë sfidë, duke kaluar Bayern Munich në avantazh me një gol fantastik në minutën e 68-të.
Spajollët filluan të ishin më kërkues, edhe pse minutat kalonin. Mrekullia e madhe e kësaj sfide ndodhi pikërisht në minutat e fundit. Joselu, i sapo futur në lojë, shënoi golin e barazimit në minutën e 88-të dhe më pas golin e përmbysjes së madhe në minutën e 91-të, duke i dhënë kështu biletën e finales “Los Blancos”.
Me rezultatin e përgjithshëm 4-3, Real Madrid do të ndeshet në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund.
Sport
Barcelona mendon rikthimin e Luis Enriques
Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu dhe u bind nga katalanasit për të qëndruar dhe një tjetër vit.
Klubi “blaugrana” ka filluar menjëherë të mendojë për atë çfarë e pret në vitin pasardhës. Emri i parë në listën e dëshirave për të drejtuar ekipin është Luis Enrique.
Enrique gëzon vlerësim maksimal në hierarkinë e Barcelonës, por edhe te tifozët, për trashëgiminë që ka lënë në skuadër.
Trajneri spanjoll fitoi “tripletën” e famshme me ekipin “blaugrana” në vitin 2015, duke ndjekur të gjitha principet e lojës katalanase, duke aplikuar tiki-taka-n dhe një futboll dëfryes.
Ndryshe nga periudha e parë kur mori në drejtim Barcelonën në 2014, eksperienca e radhës për Enrique-n tek katalanasit, për të cilën mund të hiqte dorë menjëherë nga PSG, do të jetë ndryshe.
Pasi Barcelona ka nevojë për ndërtim nga e para, ndryshe nga periudha e para 10 viteve, kur katalanasit ishin ekipi më i mirë në botë.
Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund, por aktualisht Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Xavi Hernandezit, kur 44-vjeçari të largohet në vitin 2025.
Sport
PSG nuk ia del, Dortmund finalisti i parë i Champions League
Borussia Dortmund është finalisti i parë i Champions League për sezonin 2023-24, ndeshje e cila do luhet më 1 qershor në Uembley të Londrës.
Dueli i mbrëmjes së sotme u vendos nga Matts Hummels në minutën e 50-të. Krosimi i Brandt nga këndi u shfrytëzua mirë nga mbrojtësi, që me kokë mposhti Donnarumman.
PSG u përpoq të reagonte dhe goditi katër herë shtyllën, por pa mundur të gjente rrjetën. Në fund të 190 minutave Dortmundi merr biletën e parë të finales dhe pret ndeshjen e nesërme mes Real Madrid – Bayer Munich (2-2) për të mësuar rivalët.
Nuk përjashtohet mundësia që pas 11 vitesh të përsëritet finalja e 2013 mes Dortmund dhe Bayern Munich, fituar nga bavarezët. Kujtojmë se Dortmund e ka fituar Champions League në vitin 1997.
-
Rajon23 hours ago
“Na pret edhe një luftë tjetër”/ Dodik trondit me deklaratën e tij
-
Pinknews3 hours ago
E frikshme/ Kristi Aliaj pikturon Kiara Titon shtatzënë, pamjet shokojnë rrjetin
-
Pinknews22 hours ago
E nxorri i ati prej “Grande Fratello-s”?/ Ja si qëndron e vërteta e Heidit
-
Pinknews22 hours ago
‘O zot të lutem…’/ Akuzoi për ngacmim seksual Meritonin dhe Julin, Ilnisa sulmon Eglën
-
Kronike21 hours ago
Arrestohen 8 shitës të kokainës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë (EMRAT)
-
Pinknews21 hours ago
E papritur/ Dijonis Biba largohet nga “Ferma VIP”
-
Politike24 hours ago
“PS nuk do hetim për sistemin TIMS”/ Salianji: Rama mban fjalime sa herë është i shqetësuar
-
Kosova5 hours ago
Caktohen tre lojtarët që kanë fatin e Kosovës në dorë